tet152014
Mimika e fytyrës ndihmon në identifikimin e patologjive kardiake dhe pulmonare
Shprehja e fytyrës mund të jetë e dobishme sepse tregon praninë e sëmundjeve të rënda kardiopulmonare.
"Pacientët me patologji të rënda kardiake dhe pulmonare nuk kanë paraqitje normale të shprehjeve të fytyrës, dhe në veçanti u mungon aftësia për të shprehur habinë në përgjigje të stimujve emocionalë," shpjegon
Jeffrey Kline i departamentit të urgjencës dhe psikologjisë në Universitetin e Indianapolis dhe autor i një artikulli të publikuar në
Emergency Medicine Journal. Studimi vlerësoi saktësinë diagnostikuese të shprehive të fytyrës (mimikës) në 50 adultë me dispne dhe dhembje gjoksi në pavionin e urgjencës mjekësore. Nëpërmjet përdorimit të një kompiuteri të portabël, pacientëve iu treguan shkurtimisht tre pamje, një karikaturë humoristike, një pamje e një fytyre të surprizuar dhe një foto e dikujt teksa qan, duke regjistruar nëpërmjet një webkamere shprehitë e fytyrave të tyre. Kline shpjegon se në gjendjet emocionale si surprizimi, frika, neveria, përçmimi,trishtimi dhe gëzimi, vihen re ndyshime të muskujve të ballit, vetullave, palpebrave faqeve dhe buzëve dhe mjekrës për të parë emocionet. "Regjistrimet u analizuan nëpërmjet
FACS, Facial Action Coding System, një sistem që vlerëson shprehitë e fytyrës duke veçuar lëvizjet e unitetit të veprimit (AU) duke i lidhur ato me gjendjen emocionale", na shpjegon studiuesi. Më pas pacientët iu nënshruan disa ekzaminimeve për të verifikuar prezencën e sëmundjeve kardio-pulmonare, midis të cilave angina e paqëndrueshme, emboli pulmonare, pneumoni, sëmundje gastrointestinale, apo neoplazi malinje, dhe u monitoruan për 14 ditë. Tetë prej tyre zhvilluan patologji kardio-pulmonare, në katër prej tyre u vu re përkeqësim i bronkopnemopatisë obstruktive kronike (SPOK) dhe i dekompensimit kardiakë dhe në një pacient u shfaq fibrilacioni atrial.
Emerg Med J. 2014 Jul 14. pii: emermed-2014-203602. doi: 10.1136/emermed-2014-203602