tet222014
Publikohen pesë udhëzuesit e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë
Emboli pulmonare, revaskularizimi i miokardit, kardiomiopati hipertrofike, sëmundja e aortës, kirurgjia jo-kardiake. Këto janë argumentet e 5 udhëzuesve të rinj të publikuar zyrtarisht nga Shoqata Europiane e Kardiologjisë (ESC) gjatë simpoziumit vjetor (ESC 2014) e cila përfundoi më 3 Shtator në Barcelonë (Spanjë).
Tashmë është traditë që gjatë kongresit, të nisin dhe të diskutohen në mënyrë kolegjiale përditësimet mbi rekomandimet për disa çështje kur përparimet e regjistruara kohët e fundit, në krahasim me versionin e mëparshëm, e mundësojnë. Dokumenti që lidhet me diagnozën dhe menaxhimin e embolisë pulmonare sheh si risi markuesit kryesorë të mosfunksionimit ventrikularë të drejtë dhe lezionet e miokardit për vlerësimin e prognozës, ndërsa për trajtimin në fazë akute rivlerësimin e trajtimit antikoagulant në përputhje me përdorimin e gjerë të antikoagulantëve oral të rinj bashkë me antagonistët e vitaminës K. U rishikuan plotësisht seksionet mbi lidhjen që ekzizton midis kancerit dhe embolisë pulmonare, dhe embolisë me origjinë jo-trombotike. Udhëzuesit mbi patologjitë e aortës janë përditësuar në pjesën e disekimeve akute dhe mbi mundësitë e trajtimit endovaskularë dhe kirurgjikalë.
Janë përditësuar globalisht edhe dokumente të tjera, shumë të plota: në ato mbi revaskularizimin e miokardit (përgatitur së bashku me European Association for Cardio-Thoracic Surgery Meeting [EACTS]) diskutohenn teknika në sindromën koronare NSTEMI, në infarktin STEMI, në insuficiencën kardiake dhe në shokun kardiogjenik, si dhe në pacientët me diabet, sëmundje të veshkave dhe aritmi. Udhëzuesit që kanë të bëjnë me kardiomiopatinë hipertrofike flasin në detaje mbi etiologjinë, diagnozën objektive dhe instrumentale, testimin gjenetik, vlerësimin dhe menaxhimin e simptomave. Së fundi, dokumenti më i diskutuar (krijuar nga European Society of Anestiologists) ka të bëjë me menaxhimin e rrezikut kardiak në kirurgjinë jo-kardiake: nga vlerësimi paraoperator në strategjitë farmakologjike për reduktimin e rrezikut, gjatë monitorimit perioperatorë.