dhj32014
Risku për infarkt rritet edhe nëse koronaropatia nuk është obstruktive
Një studim i publikuar rishtazi në JAMA dhe koordinuar nga Thomas Maddox i Veterans Administration Eastern Colorado Health Care System në Denver tregon se sëmundja koronare/sindromi koronar është e rëndësishme klinikisht edhe nëse nuk kemi të bëjmë me formën obstructive.
Në një studim koort të pacientëve që i ishin nënshtruar angiografisë koronare, ata me diagnozë të sëmundjes koronare jo-obstruktive kanë treguar një risk më të lartë për infarkt miokardi krahasuar me ata të cilët gjatë ekzaminimit nuk shfaqnën probleme kardiake. Duke u bazuar në rilevancën klinike, justifikohen edhe ndërhyrjet për përmirësimin e prognozës. Sipas autorit, nëse koronaropatia prezantohet si jo-obstruktive pllaka aterosklerotike nuk duhet të pengojë fluksin e gjakut dhe për rrjedhojë nuk ka simptoma anginoze. "Lezione të tilla janë të shpeshtë dhe në 10-25% të pacientëve që i nënshtrohen koronarografisë, prezenca e tyre cilësohet si e pa rëndësishme". Nga momenti që studimet e mëparshme kanë sugjeruar se në të gjitha llojet e kardiopative, duke përfshirë edhe ato jo-obstruktive, shkëputjet e mundshme të pllakës aterosklerotike mund të shkaktojë infarkt miokardi, Maddox dhe kolegët kanë kryer një studim për të vlerësuar frekuencën e sulmeve dhe normat e vdekshmërisë te pacientët me sëmundje të arterieve koronare jo obstruktive, obstruktive dhe jo të dukshme (grupi i kontrollit) në 37674 pacientë që iu nënshtruan angiografisë koronare, pa përfshirë subjektet me koronaropati të diagnostikuar tashmë. "22,3% e koortës tregoi sëmundje koronare jo-obstruktive dhe 55,4% formën obstruktive", shpjegon autori, duke theksuar se në një vit, janë verifikuar 845 vdekje dhe 385 raste hospitalizimi për infarkt akut miokardi. Nga studimi rezulton se risku për infarkt shtohet me rritjen e obstruksionit koronar. "Pacienti me koronaropati jo-obstruktive ka një probabilitet 2-4,5 herë më të lartë për të bërë infarkt një vit pas diagnostikimit krahasuar me grupin e kontrollit", konfirmon epidemiologu. "Karakterizimi dikotomik i koronaropatisë paraqet disa limite dhe për të reduktuar riskun për infarkt strategjitë parandaluese-duke filluar nga farmakoterapia deri tek ndryshimi i stilit të jetës- janë të rëndësishëm edhe në formën jo-obstruktive të patologjisë" përfundon kardiologu.
JAMA. 2014 Nov 5;312(17):1754-63. doi: 10.1001/jama.2014.14681