Kardiologji

jan142015

Përdorimi i adrenalinës gjatë reanimimit mund të jetë i dëmshëm

Pacientët që bëjnë arresk kardiak jashtë spitali, kanë mundësi më të ulta mbijetese nëse gjatë reanimimit në ambulancë, përdoret adrenalinë.
Këtë mund ta lexojmë në faqet e revistës Journal of American College of Cardiology në të cilin është botuar rishtazi një studim i koordinuar nga Alain Cariou, i Parisian Cardiovascular Research Center në Paris, Descartes University në Francë. "Udhëzuesit rekomandojnë administrimin e adrenalinës çdo 3-5 minuta gjatë reanimimit nga arresti kardiak, me qëllim që efektet alfa-adrenergjike të barit të rrisin presionin e perfuzionit koronar dhe cerebral dhe të nis qarkullimi spontan", konfirmon autori i studimit i cili na kujton se adrenalina mund të ketë edhe efekte negative në organizëm. "Mund të ndikojë në mosfunksionimin e miokardit të rris nevojën për oksigjen si dhe anomalitë e mundshme në mikroqarkullim" saktëson autori. "Duke pasur parasysh këto rrethana, mbetet fakti se efektet e administrimit të adrenalinës në mbijetesën afatgjatë janë ende të paqarta", rifilloi autori, i cili ka thelluar më tej argumentin  duke vlerësuar lidhjen midis përdorimit të barnave gjatë reanimimit dhe mbijetesën e pacietëve të reanimuar për shkak të arrestit kardiak jashtë-spitalor dhe të shtruar në spital pasi kanë ri-nisur qarkullimin spontan. Rezultatet e studimit: në 1,556 pacientë të studiuar, 73% ka marr adrenalinë, dhe ndër ta 17% ka patur rezultat të mirë në krahasim me 63% e të pa trajtuarve me adrenalinë. "Shoqërimi i kundërt nuk varej as nga kohëzgjatja e ndërhyrjes reanimatore as nga procedurat që mund të kryhen në spital, siç është hipotermia", pohon Cariou. "Në krahasim me pacientët e pa trajtuar me barna, mundësitë  e mbijetesës së pacientëve të trajtuar me adrenalinë  ishin nga 48%me administrimin e 1 mg, 30% nëse administrohej 2-5 mg, dhe ulej në 23% nëse i administrohej më shumë se 5mg". Dhe siç pohojnë autorët, keto të dhëna nxjerrin në pah nevojën për studime të mëtejshme për të kuptuar se si adrenalina e përdorur gjatë reanimimit mund të sjell benefite afatgjata në mbijetesë.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>