Kardiologji

kor312015

Në disa pacientë trigliceridet mund të parashikojnë rrezikun kardiovaskular

Tek pacientët me sindromë koronarike akute të cilët janë trajtuar me statina, prania e niveleve të larta të triglicerideve lidhet me një rrezik më të lartë për ngjarje kardiovaskulare afatshkurtra dhe afatgjata. Ky është përfundimi i dy studimeve të publikuara te "Journal of american college of cardiology" përkatësisht "Outcomes" dhe "Miracle" të cilët janë zhvilluar mbi pacientë me sindromë koronarike akute dhe të trajtuar me statinë për të ulur nivelet e kolesterolit Ldl. "Te Miracle, trigliceridet janë vlerësuar para se të niset  trajtimi me doza të tjera të atorvastatinës-, thotë autori i artikullit Grogory Schwartz, kardiolog në "University of Colorado school of medicine" në Denver, duke shpjeguar se pacientët me trigliceride më të larta se 195 mg/dl kishin një rritje të 50% të rrezikut relativ për ngjarje kardiovaskulare në 16 javët e vëzhgimit ndryshe nga ata me trigliceride më të ulëta përkatësisht 135 mg/dl. Analiza e "dal-Outcomes" ndërkohë është zhvilluar në mbi 15.817 pacientë nga të cilët 97% është trajtuar me statinë në një periudhë nga 4 deri në 12 javë mbas sindromës koronarike akute ndaj një trajtimi me dalcetrapib, një inhibitor i proteinës së trasferimit të kolesterolit, ose placebit dhe të cilët janë ndjekur mesatarisht për 31 muaj. "Në fund të periudhës së vëzhgimit edhe te "dal-Outcomes" rreziku kardiovaskular ishte drejtpërdrejt i lidhur me rritjen e niveleve të triglicerideve bazalë me një diferencë të 61% -, vazhdon më tej kërkuesi, duke theksuar se sipas këtyre të dhënave gati gjysma e pacientëve me sindromë koronarike akute të trajtuar me statinë kanë një rrezik kardiovaskular afatshkurtër dhe afatgjatë të lidhur me nivelet e lipoproteinës të cilat janë të pasura me trigliceride. Në një artikull komentues Roger Blumenthal i "Johns Hopkins school of medicine di Baltimora" thotë: Këto rezultate janë të ngjashme me një analizë tjetër, atë të studimit "Pravastatin or atorvastatin evaluation and infection therapy (Prove-It)-Timi 22" i cili tregon një reduktim të eventeve kardiovaskulare tek pacientët me sindromë koronarike akute dhe nivele të ulëta të triglicerideve-, përfundojnë autorët. 

J Am Coll Cardiol. 2015. doi: 10.1016/j.jacc.2015.03.544 
J Am Coll Cardiol. 2015. doi: 10.1016/j.jacc.2015.03.543


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>