Kardiologji

maj62015

Duhet rivlerësuar llogaritja e rrezikut të iktusit tek fibrilacioni atrial

Pacientët me fibrilacion atrial (Af) të cilët nuk kanë faktorë rrezikshmërie nuk kanë rrezik për iktus ose gjakosje, por me një ose më shumë faktorë mundësitë për evente cerebrovaskulare dhe të vdekjes rriten pa terapinë antikoagulante orale. Kjo del pas një studimi te "Journal of american college of cardiology" i drejtuar nga Gregory Lip i Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe i cili është bazuar tek rrezultatet e CHA2DS2-VASc, një test për të vlerësuar rrezikun e iktus tek pacientët me (Af). "Në rezultatin CHADS2 insufiçenca kardiake, hipertensioni , mosha më e madhe se 75 vjeç dhe diabeti vlejnë një pikë, ndërsa një iktus i mëparshëm vlen dy pikë. Ndërsa te CHA2DS2-VASc mosha ndahet në dy kategori të ndryshme nga 65 vjeç tek 74 vjeç dhe mbi 75 vjeç dhe gjithashtu i shtohen dy faktorë rreziku: gjinia femërore dhe një histori sëmundjesh vaskulare. Çdo komponent i rezultatit CHA2DS2-VASc vlen 1 pikë, përveç iktusit dhe moshës 75 vjeç ose më të lartë të cilat vlejnë 2-, shpjegon kërkuesi duke theksuar se tek burrat dhe gratë të cilët nuk janë trajtuar, me rrezultatet CHA2DS2-VASc 1 dhe 2, rreziku i iktusit dyfishohet ndërsa trefishohet ai i vdekjes në krahasim me subjektet të cilat nuk kishin asnjë faktor rreziku . "Për të vendosur nëse të trajtohet ose jo fibrilazioni atrial, në vend të stratifikimit të rrezikut duhet gjejmë sa më shpejt pacientët me rrezikshmëri të ulët me rrezultatin CHA2DS2-VASc-, vazhdon më tej Lip, duke vëzhguar se Shoqëria Europiane e Kardiologjisë (Esc) nuk i rekomandon antikoagulantët oralë tek pacientët me rrezikshmëri të ulët me CHA2DS2-VASc 0 tek burrat dhe 1 tek gratë, ndërsa e sugjeron në rastet ku rrezultati është 1, me dy ose më shumë faktorë rreziku. Ndërsa në SHBA udhëzimet e "American college of cardiology (Acc)/American heart association (Aha)/Heart rhythm society (Hrs)" i këshillojnë antikoagulantët me CHA2DS2-VASc më të lartë se 2 dhe asnjë trajtim për një rrezultat të barazvlefshëm me 0. Por nëse pikët e arritura janë 1 atëherë mjeku mund të zgjedhë midis: asnjë terapie, aspirinë ose antikoagulant oralë. " Me pak fjalë mesazhi është: bëni cfarë të doni-, shprehet Lip. Në një artikull komentues Menno Huisman i Universitetit "Leiden" në Hollandë shkruan: "Rezultati CHA2DS2-VASc është vërtetuar në popullata të ndryshme njerëzish dhe kjo ka sjellë vlerësime të rrezikut të iktusit mjaft të ndryshme. Paqartësia që vjen si pasojë e kësaj duhet të theksohet tek udhëzimet, duke i lejuar kështu mjekët që të marrin vendime më të përshtatshme me pacientët të cilët kanë një (Af) jo valvular-.  

J Am Coll Cardiol. 2015;65(14):1385-1394. doi:10.1016/j.jacc.2015.01.044 
J Am Coll Cardiol. 2015;65(14):1395-1397. doi:10.1016/j.jacc.2015.02.010


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>