kor172015
Kujdes për rrezikun kardiovaskular me Ipp
Marrja e inhibitorëve të pompës protonike të cilat këshillohen shumë për sëmundjen e refluksit gastroesofageal lidhen me një rritje të rrezikut të infarktit të miokardit në pjesën më të madhe të popullsisë, kjo sipas një studimi të drejtuar nga Nicholas Leeper i Universitetit të Stanfordit ne Kaliforni, i cili sapo është publikuar te PLoSONE. "Inhibitorët e pompës protonike janë bashkuar me përfundimet klinike ndërmjet përdoruesve të clopidogrel mbas sindromës koronarike akute dhe rezultatet e fundit para-klinike tregojnë se ky rrezik mund të përshkallëzohet më tej tek subjektet pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare-, shpjegon Leeper e cila duke analizuar kartelat linike të gati 3 milion pacientëve të numëruar në dy arkiva të ndryshëm informatikë të cilët lidhen me vitet nga 1994 deri në 2012. Hipoteza se inhibitorët e pompës protonike mund të përbënin një rritje të rrezikut kardiovaskular tek pjesa më e madhe e popullsisë, lind nga fakti se këto barna shkaktojnë reduktimin e prodhimit të oksidit nitrik te qelizat që veshin nga brenda sistemin qarkullues, përfshi këtu edhe zemrën. Këto rrezultatet me sa duket konfirmojnë këtë hipotezë pasi ndërmjet pacientëve me refluks të gastroestrofagut, marrja e inhibitorëve të pompës protonike lidhet më një rritje në masën 16% të rrezikut të infarktit të miokardit. "Nga një analizë e mëtejshme del se inhibitorët e pompës protonike dyfishojnë vdekshmërinë kardiovaskulare më rrezultate domethënëse pavarësisht përdorimit të clopidegrel, duke përdorur si markator ngjarjet kardiovaskulare të mëparshme-, vazhdojnë më tej autorët. Ndryshe nga kjo H2-bllokuesit, të cilët janë përdorur gjithashtu në trajtimin e refluksit të gastroestrofagut nuk lidhen me një rrijte të rrezikut për ngjarje kardiovaskulare.
PLoS One. 2015. doi: 10.1371/journal.pone.0124653. eCollection 2015
http://ëëë.jëatch.org/na38240/2015/06/17/proton-pump-inhibitors-and-increased-cardiovascular-risk