Kardiologji

qer252014

Kardiopatita ishemike: CT koronare, e duhura për vendosjen e diagnozës

Tomografia e kompiuterizuar (CT) koronare me definicion të lartë tregon një saktësi të përmirësuar diagnostike në vlerësimin e arterieve koronare në pacientët me rrezik të lartë të sëmundjeve koronare të zemrës.
Këto janë konkluzionet e një studimi të kohëve të fundit të botuar në Radiology , të koordinuar nga Gianluca Pontone, kreu i departamentit të rezonancës magnetike të imazherisë kardiovaskulare në Qendrën e Kardiologjisë Monzino. CT koronare, e njohur edhe si angio-CT, është një ekzaminim radiologjikë jo-invaziv që lejon të shihen arteriet koronare dhe është e njohur si një teknikë e vlefshme diagnostike në identifikimin e stenozës së mundshme të arterieve koronare që bartin gjakun në zemër, dhe ka demonstruar një aftësi të lartë për të përjashtuar stenozën arteriale sidomos në pacientët me rrezik të ulët apo të ndërmjetme të sëmundjes. Në anën tjetër, në pacientët me rrezik të lartë , vlera pozitive parashikuese e kësaj metode deri më tani është dëshmuar jo optimal, aq sa i ka detyruar këta pacientë tu nënshtrohen testeve funksionale të tilla si shintigrafisë miokardiale, rezonancës magnetike stress-image, apo përdorimit direkt të angiografisë koronare , një procedurë invazive që lejon vizualizimin e arterieve koronare duke futur një kateter në një arterie periferike i cili arrin në zemër . "Në këtë studim kemi evidentuar se, në sajë të përmirësimit të rezolucionit hapësinor të CT të rinj, aftësia për të zbuluar praninë e një stenoze koronare është më i saktë, duke e lënë të pandryshuar ekspozimin ndaj rrezatimit pacientin. Kjo dëshmi i shtohet mundësisë për të matur FFR ( fraksioni revers i ejeksionit) gjithmonë përmes CT në vend të matjeve të bëra deri më tani gjatë arteriografisë. Ky parametër përcakton rëndësinë funksional të stenozave koronare  pasi vlerëson edhe sasinë eventuale të oksigjenit që shkon në muskulin e zemrës. Vlera klinike e kësaj teknike është duke u vlerësuar nga studimi ndërkombëtar "Platform",  i cili së shpejti përfundon", shpjegon Pontone. "Rezultatet e studimeve tona paraqesin një hap të rëndësishëm përpara në vlerësimin me mjete të reja dhe jo-invazive të sëmundjes së arterieve koronare në të gjitha kategoritë e pacientëve. Është e arsyeshme të mendohet se në pak vjet kombinimi i këtyre faktorëve do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit të pacientëve me sëmundje ishemike të zemrës", përfundon studiuesi.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>