News

sht292014

Sot, Dita Botërore e Zemrës

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës më 29 Shtator. "Dita Botërore e zemrës" mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sëmundjet kardiovaskulare, në Shqipëri,shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë si shkak i të gjitha vdekjeve,ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Nga 200 vdekje në vitin 1991 nga SKV në 286.2 raste vdekje në vitin 2009, duke zënë rreth 60% të gjitha vdekjeve(15.662 vdekjet në total nga këto 9.143 nga SKV). Dhe nëse do të shikonim rastet e vdekjeve, shohim se 2 janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje sëmundjet e arterieve koronare apo infarkti i zemrës dhe goditja në tru. Përsa i përket barrës së vdekjeve,faktor kryesor rreziku i SKV është presioni i lartë i gjakut 17.2%,Duhanpirja 10,8%;Mbipesha e obeziteti 6,7%;Inaktiviteti fizik 6,6%;Alkoolpirja 6,4%;Sheqeri i lartë në gjak 6,3%; Kolesteroli i lartë në gjak 5,2% ;Marja e pakët e fruta-perimeve3.9%,etj.
Edhe tek ne këto sëmundje nuk janë problem vetëm i burrave por janë problem edhe i grave,të dyja gjinitë sëmuren dhe vdesin njëlloj nga sëmundjet kardiovaskulare. Sidomos gratë mbas menopauzës sëmuren dhe vdesin më shumë se burrat dhe vdekjet nga SKV janë pothuajse gjysëm për gjysëm midis të dyja gjinive. Ka një veçanti të të vdekjeve tek ne,sepse gratë vdesin më shumë nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit në masën 38.3%;ndërsa burrat vdesin më shumë nga sëmundja ishemike e zemrës në maën 32.4% . Vitet e fundit vihet re një rritje e incidencës për sëmundje kardio-vaskulare edhe tek të rinjtë.

Për vitin 2014 kjo ditë i dedikohet ndikimit të mjediseve tona në rritjen e faktorëve të rrezikut për Sëmundjet Kardiovaskulare (SKV), dhe bashkimit të të gjitha forcave në botë për të krijuar një lëvizje globale për zgjedhje më të mira, për një zemër të shëndetshme kudo ku jetojmë, punojmë dhe luajmë.
Në kuadër të ditës botërore të zemrës, dje janë mbajtur një sërë aktivitetesh promocioni dhe sensibilizimi në qendrër të Tiranës, ku Shoqata Shqipëtare e Kardiologjisë, ASHR dhe ADRA në bashkëpunim me disa firma farmaceutike kanë ngritur çadra ku kanë kryer vizita mjekësore që përmbanin matjen e tensionit arterial, matje glicemie dhe lipidemie, matje peshe, gjithashtu dje u bë e mundur kryeja e EKG-ve për personat prezentë.
Gjithashtu, ditën e djeshme, ministri i shëndetësisë Z.Beqaj, zhvilloi një takim në mjediset e drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës "Nënë Tereza" me punonjës dhe drejtues të repartit të hemodinamikës pranë shërbimit të kardiologjiksë në të institucion, i shoqëruar nga znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT dhe Prof. Dr. Artan Goda, Shef i Shërbimit të Kardiologjisë pranë QSUT-së. Në takim u njoftua se duke filluar nga 1 Tetori 2014, do të zgjatet koha e punës dhe shërbimit ndaj pacientëve në repartin e hemodinamikës pranë shërbimit të kardiologjisë në QSUT. "Aktualisht, ky shërbim ofron një shërbim të reduktuar le të themi, nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e drekës. Ndërkohë që, prej datës 1 Tetor, ky shërbim do të ofrohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, duke lehtësuar shumë të gjithë pritjet e pacientëve të rasteve të emergjencës, por sigurisht edhe duke shtuar numrin e rasteve që trajtohen dhe diagnostikohen për sa i përket sëmundjeve koronare në Shqipëri. Pritet që për këtë vit, numri i proçedurave invazive për sa i përket sëmundjeve koronare të jetë rreth 3 mijë, kjo duke u krahasuar me vitet e tjera, ka një rritje të ndjeshme, mund të themi një hop cilësor në këtë shërbim. Për këtë arsye, me objektivin final, 24 orë hemodinamikë në ciklin e ditës, ne jemi duke filluar për të dyfishuar punën që bëhet në këtë shërbim", tha Znj. Manasterliu në fjalën e saj.

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>