qer282014
Në Kinë shtohet numri i infarkteve por nuk përmirësohen kurat
Sipas një studimi të publikuar në Lancet, shkalla e shtrimeve në spital për infarkt miokardi me rritje të segmentit ST (STEMI), forma më e rëndë e atakut kardiak është katërfishuar në Kinë në periudhën 2001-2011.
Studimi i financuar nga qeveria kineze, verifikoi kartelat klinike si dhe konkluzionet e mjekimeve në 13815 shtrimeve për STEMI në 162 spitale në të gjithë Kinën. 3.7 shtrimet në spital për 100000 banorë në vitin 2001 u shndërrua në 15.8 në vitin 2011 pa ndonjë rënie të konsiderueshme në normën e vdekjeve nga STEMI në dekadën e studimit. "Studimi nuk është në gjendje të përcaktojë nëse rritja e shkallës së hospitalizimit varej nga një incidencë në rritje për atak kardiak apo nga përmirësimi i kushteve dhe ndërhyrjeve spitalore", shprehet
Jing Li i Akademisë së Shkencave Mjekësore në Pekin, duke vënë në dukje se periudha e vëzhgimit është karakterizuar nga një prevalencë në rritje e faktorëve të rrezikut kardiovaskulare dhe se Kina ka nisur kohët e fundit një reformë të kujdesit shëndetësor për të përmirësuar aksesin ndaj mjekimeve. " Megjithatë të dhënat tona tregojnë se mjekimet janë përmirësuar, boshllëqet shëndetësore vazhdojnë," rifilloi studiuesi. Edhe pse përdorimi i trajtimeve efektive të tilla si aspirina, klopidogreli dhe statinat është rritur gjatë viteve të studimit, terapitë e tjera mbeten të pa shfrytëzuara dhe vetëm gjysma e kandidatëve marrin trajtim reperfuziv, një përqindje kjo e cila nuk është përmirësuar me kalimin e kohës. "Nevojat e pacintëve që janë gjithnjë në rritje do i detyrojnë spitalet kineze të rrisin kapacitetet e tyre për të kuruar pacientët duke trajnuar personelin, duke zhvilluar infrastrukturën dhe duke përmirësuar asistencën", shton Li.
Dhe në një editorial
Gregg Stone i Columbia University, New York komenton: "Publikimi i këtyre të dhënave është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor në Kinë, dhe duhet të shihet si një mundësi që mund të rezultojë në kursimin të qindra mijëra jetëve. Përballimi i mangësive të identifikuara në menaxhimin e terapive mjekësore është preludi i një përmirësimi të ndjeshëm në mbijetesën kardiovaskulare, veçanërisht në zonat rurale me dendësi të ulët të spitaleve".