sht12014
Suplementët e kalçiumit në osteoporozë, vihen në diskutim efektet kardiake
Përdorimi i suplementëve të kalciumit për të parandaluar osteoporozën vazhdon të debatohet edhe për sa i përket efektivitetit dhe për sigurinë.
Për të nxjerrë përfundimet e meta-analizave të fundit u kujdes
Ian R. Reid i
Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësisë në Universitetin e Auckland (Zelanda e Re) në një editorial të botuar në Nature Reviews Endocrinology dhe të dhënat u publikuan edhe nga faqja e AIFA.
Nga studimet e mëparshme klinike, meta-analizat dhe studimet vëzhguese kishte rezultuar se përdorimi i suplementëve të kalciumit mund të rrisë rrezikun e infarktit të miokardit dhe iktusit. Një meta-analizë e re sugjeron, megjithatë, se nuk do të kishte problem me suplementët e kalciumit, por ky studim - thotë Reid - përfshin të dhëna të diskutueshme të dala nga analizat e mëparshme. "Nëse përdoren vetëm," përmbledh autori, "suplementët e kalciumit duket se rrisin rrezikun e frakturave në ije; kur përdoren në kombinim me vitaminën D, zvogëlojnë rrezikun e këtyre frakturave vetëm në individë të cilët kanë nivele shumë të ulëta të vitaminës D. Për sa i përket sigurisë së tyre, ka të paktën tre shqetësime të tjera. Studimi Women's Health initiative (WHI) ka treguar se përdorimi i suplementëve të kalçiumit në kombinim me vitaminën D rrit rrezikun e gurëve në veshka me 17%, duke shkaktuar më shumë gurë se numri i frakturave që parandalon. Efektet anësore gastrointestinale janë njohur si një komplikacion i pakëndshme nga përdorimi i suplementëve të kalciumit për një kohë shumë të gjatë në vite.
Një studim në vitin 2012 raportoi një rrezik të dyfishtë të hospitalizimit me një emergjencë akute gastrointestinale në një grup pacientësh të randomizuar për të marrë kalcium; edhe një herë, këto shtesa kanë shkaktuar më shumë spitalizim në krahasim me frakturat e parandaluara.
Ky vlerësim paraprak sugjeron se suplementët e kalciumit me ose pa vitaminë D, nuk kanë një përfitim neto. Megjithatë, një çështje e tretë mbi sigurinë, infarktin e miokardit (dhe ndoshta iktusin), ka dominuar kohët e fundit diskutimin. Këto efektet anësore kanë dalë në dritë për herë të parë në Auckland Calcium Study dhe u konfirmuan në dy meta-analiza të mëvonshme që vlerësonin efektet e kalciumit të marrë si i vetëm (monoterapi)". Çështja e sigurisë kardiovaskulare të këtyre suplementëve është rishqyrtuar tashmë nga Leëis dhe kolegët, të cilët në një meta-analizë të mëtejshme thonë: "Evidencat aktuale nuk mbështesin hipotezën se marrja e kalçiumit me apo pa vitaminë D rrit mundësitë për sëmundje koronare të zemrës". Një shqyrtim i kujdesshëm i të dhënave tregon se sipas Ried "Siguria që analiza e Lewis dhe kolegëve të tij jep, është ndoshta i gabuar dhe rrjedh nga përfshirja e studimeve të mëdha të kryera dobët. Kjo pikëpamje mbështetet nga literatura e gjerë mbi efektet negative kardiovaskulare të suplementëve të kalçiumit në pacientët me pamjaftueshmëri renale". Edhe pse në fund të fundit do të ishte një polemikë e panevojshme, sepse "nuk ka asnjë përfitim neto nga përdorimi i suplementëve të kalciumit, pa marrë parasysh efektet e tyre kardiovaskulare," përfundon Ried "për shkak të efikasitetit të tyre të ulët dhe efekteve negative që japin në veshka dhe çrregullimeve gastrointestinale. Prandaj, polemika në lidhje me sigurinë kardiovaskulare të suplementëve të kalciumit nuk është çështje kritike, por vetëm një tjetër arsye për ti drejtuar pacientët drejt rrezikut për fraktura osteoporotike në krahasim me ndërhyrjet e tjera më të sigurta të cilat kanë treguar se kanë reduktuar frakturat".