gus202014
Teknika valve-in-valve korrigjon defektet e bioprotezave aortike
Një studim i kryer në 460 pacientë me valvulë aortike bioprotezike të zhvlerësuara strukturalisht konfirmojnë se teknika "valve-in-valve" është një strategji e mirë për të riparuar rrjedhjet ose stenozat paraprotetike, regurgitacionin e vogël midis unazës së protezës dhe orificiumit të valvulës pa ndërhyrë me anë të kirurgjisë me zemër të hapur.
"Teknika e zëvendësimin të valvulave të aortës ofron gjithnjë e më shumë përdorimin e bioprotezave në vend të valvulave mekanike, por përkeqësimi progresiv i strukturës së valvulave mund të çojë në dështimin e implantit me shfaqjen e stenozë valvulare, regurgitacionit ose një kombinim i të dyjave" thotë
Danny Dvir i Spitalit St.Paul në Vankuver, Kanada, dhe autori kryesor i artikullit të publikuar në JAMA, duke vënë në dukje se për shkak të numrit në rritje të bioprotezave, pritet gjithashtu të rriten e dhe rastet e degjenerimit valvularë, trajtimi i të cilit është një sfidë klinike. Edhe pse rioperimi përbën standartin terapeutikë, këta pacinentë shpesh janë të moshuar dhe kirurgjia e përsëritur kardiak rrit sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Teknikë alternative është "valve-in-valve" e cila konsiston në instalimin e një proteze të dytë brenda të parës. Trajtimi është më pak invazivë, veçanërisht për pacientët me rrezik të lartë kirurgjikalë, dhe studimet e mëparshme kanë tregohen se: Të dhënat e regjistrit VIVID,
Valve in Valve International Data tregojnë një shkalla të suksesit prejt 93.1%. "Deri tani, megjithatë, mungonte një vlerësim afatgjatë global të një grupi më të madh pacientësh të ndjekur për një periudhë të arsyeshme kohe", shprehet studiuesi, i cili, së bashku me kolegët në një studim shumë kombësh vlerësoi 55 qendra, nga të cilat rezultoi se mbijetuan 459 pacientë me një moshë mesatare 78 vjeç të cilët iu nënshtruan impiantit transkateterial valva-in-valve nga 2007 deri në 2013. Mbijetesa e përgjithshme në vitin e parë ka qenë 83, 2%, më e ulët në pacientët me stenozë (76.6%) në krahasim me ata me regurgitation (91.2 %) dhe me grupin me të dy komplikacionet (83.9%). Në mënyrë të ngjashme, pacientët me valvulave të vogla (≤ 21 mm) kishin një mbijetesën 1-vjeçare me pak se ato me valvula të mëdha. "Vlerësimi i kandidatëve për procedurën valve-in-valve është një hap i rëndësishëm për të arritur rezultate optimale", përfundon Dvir.
JAMA. 2014 Jul 9;312(2):162-70