Diabetologji

sht52014

Inflamacioni kronikë rrit rriskun për Diabet Tip 2

Sipas një studimi të pubikuar në Circulation, në pacientët që vuajnë nga patologji inflamatore kronike rritet rrisku për Diabet Mellitus tip2 (DM2)dhe sëmundje kardiovaskulare (CV).
"Në krahasim me ata që nuk kanë shqetësime inflamatore, probabiliteti për DM2 dhe CV rriten me 32% në pacientët me sëmundje autoimune sistemike dhe me 29% në ata persona të cilët janë të diagnostikuar me vaskulit sistemikë", shprehet Alex Dregan, studiues në King's College, Londër dhe autor i artikullit. "Studime të ndryshme tregojnë se inflamacioni kronikë lidhet me një rritje të rriskut për aterosklerozë dhe me rezistencën ndaj insulinës, duke rritur rriskun për sindrom metabolikë dhe diabet mellitus tip 2", shton studiuesi duke na shpjeguar se sëmundjet inflamatore kronike përfshijnë një grup heterogjen shqetësimesh klinike kutane, si psoriasis dhe sëmundjet buloze, por edhe gastrointestinale si koliti ulçerozë dhe Morbus Crown. Gjithashtu sëmundjet e artikulacioneve, artritin inflamatorë dhe vaskulitin sistemikë.
Por heterogjeniciteti i këtyre patologjive nuk ka lejuar që deri më sot të arrihet në përfundime të qarta dhe përfundimtare mbi nivelet e rriskut për sëmundje CV dhe DM2 në pacientët që vuajnë nga një nga sëmundjet inflamatore të përmendura më sipër. Kështu, studiuesit e King's Collage zhvilluan një studim koort duke u bazuar në kartelat klinike elektronike të një databaze të gjerë të kujdesit parësor për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, iktusin dhe DM2 në bartësit e inflamacionit kronikë të lëkurës, gastrointestinal, të artikulacioneve dhe sistemikë. Dhe rezultatet tregojnë se rreziku i CV dhe DM2 rritet sidomos në prani të çrregullimeve inflamatore organo-specifike të tilla si psoriassis dhe koliti ulcerozë i rëndë. "Në përgjithësi, diagnoza e sëmundjes kronike inflamatore rrit me 20% shanset e DM2 dhe CV, pasi ajo mund të lejojë të kuptojmë më mirë evoluimin e bashkësëmundshmërisë kardiovaskulare dhe metabolike, si dhe të trajtojmë në mënyrë më efikase parandalimin e të tilla sëmundjeve në këtë nëngrup të pacientëve, "përfundon Dregan.
Circulation. 2014 Jun 26


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>