kor172014
Rishikohen udhëzuesit mbi përdorimin e beta-bllokuesve
Sipas një meta-analizë të botuar në American Journal of Medicine duhet të rishikohen udhëuesit të cilët rekomandojnë përdorimin e beta-bllokuesve në infarktin e miokardit.
Konkluzionet vijnë nga studiuesit e New York University School of Medicine të koordinuar nga
Sripal Bangalore, dhe tregojnë se, nga njëra anë, beta-bllokuesit zvogëlojë frekuencën e re-infarkteve dhe anginën pas një infarkti miokardi, por nga ana tjetër ajo nuk ndryshon vdekshmërinë. "Por më e rëndësishmjë është se përdorimi i beta-bllokuesve rrit riskun për dekompensim kardiak si dhe për shock kardiogjen", nënvizon studiuesi. Meta-analiza përfshiu 60 studime klinike dhe më shumë se njëqindëmijë pacientë në dy periudha të ndara: Epoka modern e reperfuzionit, e cila përfshinte 12 studime dhe rreth pesëdhjetë mijë pjesëmarrës të cilët u trajtuan me trombolitikë dhe procedura intervenuese, dhe epoka e para-reperfusioneve, me 48 studime dhe më shumë se tridhjetëmijë pacientë. "Aktualisht American College of Cardiology dhe American Heart Association sugjerojnë përdorimin e beta-bllokuesve brenda 24 orëve të para në STEMI, në infarktin akut me mbinivelim të ST-së", shprehet Bangalore, duke theksuar se si pjesa më e madhe e të dhënave që mbështesin përdorimin e beta-bllokuesve datojnë përpara terapive moderne të reperfuzionit dhe menaxhimit mjekësorë duke përdorur statina dhe antiagregantë. Në analizën e tyre, studiuesit vëzhguan një bashkëveprim të rëndësishëm midis rezultateve klinike dhe riperfuzioni. Për shembull, në kohën para-reperfusionit, e cila kryesisht përfqësohej nga beta-bllokuesit intravenozë, ka pasur një reduktim prej 14% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, si dhe një rënie prej 13% për vdekshmërinë kardiovaskulare, 22% për infarktet dhe 12% për anginat, por nuk sinjalizoheshin rritje të rrezikut për insuficiencë të zemrës apo shock kardiogjen. "Në anën tjetër, në periudhën e reperfuzionit përfitimi në vdekshmërinë nuk është më e dukshme, dhe reduktimit prej 28% të rrezikut për infarct në zemër dhe anginë, i kundërvihet një rritje 10% e rrezikut për insufiçencë kardiake dhe 29% i shock-ut kardiogjen", shton studiuesi. "Reperfusioni zvogëlon rrezikun e formave të infarkt të miokardit me dhëmbëza të gjera, një burim i bie aritmive ventrikulare fatale. Shtimi i rrezikut për insufiçencë dhe shok kardiogjen në rastet e përdorimit të reperfuzionit sugjeron se raporti rrezik / dobi i beta-bllokuesve në infarktin e miokardit mund të mos jetë i favorshëm", përfundon Bangalore.