Focus

jan82015

Migrena dyfishon riskun për paralizë faciale

Migrena, një sëmundje që konsiston në cefale të shpeshta, mund të dyfishoj riskun për paralizën Bell, sipas një studimi të publikuar në Neurology, revistë e American academy of neurology .
Shuu-Jiun Wang, neurolog në  National Yang-Ming University në Taiwan, dhe coordinator i artikullit shkruan: "Paraliza Bellose e quajtur ndryshe paraliza faciale konsiston në një bllok muscular i cili prek gjysmën e fytyrës, dhe se varet nga mos-funksionimi i nervit të VII cranial, nervit facial që kontrollon muskujt e fytyrës". Sëmundja, e cila merr emrin e mjekur skocez Charles Bell i cili e përshkroi i pari, është shkaku më frekuent i paralizave faciale acute, dhe në SHBA prek rreth 40,000 persona në vit. Pjesa më e madhe e rasteve shërohet plotësisht, por shkaku nuk është plotësisht i njohur: janë hedhur hipoteza për përfshirjen e disa viruseve, ndër të cilët edhe Epstein-Barr dhe varicella Zoster, por edhe të faktorëve ambientalë apo shqetësimeve metabolike ose emocionale. "Të dhënat tona sugjerojnë se paraliza e Bell dhe migrena, një situatë e cila prek 12% të popullsisë në SHBA, jo vetëm janë të lidhura midis tyre por mund  të ndajnë edhe shkaqe të përbashkëta" pohon autori i studimit, në të cilin morën pjesë dy grupe me 136,704 persona të moshës mbi 18 vjeç: një grup me persona që vuanin nga migrena dhe një tjetër që nuk e shfaqte sëmundjen, të ndjekur për 3 vite resht. "Gjatë observimit 671 persona në grupin e migrenës dhe 365 kontrolle zhvilluan paralizën Bell. Kjo tregon se migrena dyfishon riskun për paralizë", thotë Wang.  Lidhja midis dy patologjive persiston edhe pas vlerësimit të faktorëve të tjerë të riskut siç mund të jenë gjinia, hipertensioni arterial apo diabeti. "Infeksionet, inflamacioni por edhe shqetësimet kardiake dhe kardiovaskulare mund të jenë shkak I këtyre sëmundjeve", saktëson studiuesi. I cili përfundon: "Nëse studimet e mëpasshme do të identifikojnë dhe konfirmojnë një etiologji të përbashkët, kjo mund të sjell prodhimin e barnave dhe trajtimeve të reja më efikase".

Neurology, 2014. doi: 10.1212/WNL.0000000000001124


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>