jan292015
Përdorimi korrekt i dispozitivëve të epinefrinës shpëton jetë
Në rastet e anafilaksisë adrenalina është terapia më korrekte për tu administruar në mënyrë të menjëhershme. Por janë të paktë pacientët të cilët e përdorin në mënyrë korrekte vetë injektuesin që u përshkruan mjeku, kjo sipas një studimi të publikuar në Annals of Allergy, Asthma and Immunology, i cili dokumenton një përdorim të gabuar të dispozitivit të epinefrinës në shumë raste të krizës astmatike ose statusit astmatik të cilat kanë rezultuar fatale. "Simptomat anafilaktike verifikohen në mënyrë të menjëhershme dhe progresojnë shumë shpejt. Simptomat e para si rhinorrea apo rash kurtan, simptomat mund të agravohen menjëherë duke shkuar deri në shqetësime me frymëmarrjen, urtikarie, ndjenjë e shtrëngimit në grykë, nauze, dhembje abdominale e deri në arrest kardiak. Këto mund të jenë fatale për pacientin nëse nuk trajtohen menjëherë", shpjegon Rana Bonds, alergologe në Galveston, Teksas, dhe bashkëautore e artikullit, duke nënvizuar se vetëm 16% e pacientëve të cilëve iu është përshkruar vetë-injektuesi i adrenalinës për parandalimin e reaksioneve alergjike të rënda, dinë ta përdorin. Në të njëjtën mënyrë, vetëm 7% e astmatikëve përdorin inhalatorët në mënyrë korrekte. "Të dhënat tona sugjerojnë se pacientët nuk mësohen instruktohen mirë se si të përdorin dispozitivët, ose kanë harruar apo nuk kanë kuptuar mirë instruksionet e përdorimit" rinis Bonds, duke shpjeguar se në rastin e vetë-injektuesit të epinefrinës gabimi më i shpeshtë është mbajtja e tij në pozicion për të paktën 10 sekonda pas aktivizimit.
Gabime të tjera të rëndësishme janë pozicionimi i gabuar i ages në kofshë dhe paaftësia për ta shtyrë me forcë për të aktivizuar injeksionin. "Në rastin e inhalatorëve për astmën, gabimet më të shpeshta janë mos ekspirimi i plotë për të boshatisur pulmonet përpara se të inhalohet bari, ose mos zbrazja e dispozitivit përpara se ta aktivizojnë. Rezultatet që indikojnë rëndësinë e edukimit të pacientit për përdorimin e tyre, si për epinefrinën edhe për barnat anti-astmatikë. Informacioni verbal dhe praktikimi me instruksione vizive mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes, sidomos në rasten e adrenalinës në anafilaksi", shton alergologia.
Ann Allergy Asthma Immunol. 2015 Jan;114(1):74-76.e2. doi: 10.1016/j.anai.2014.10.016