Pediatri

shk252015

Udhëzues të rinj nga "NICE" mbi astmën për fëmijët

"NICE" Instituti Rajonal Anglez për Shëndetin dhe Ekselencën Klinike, shpërndan informacionet e tij udhëzues mbi trajtimin e astmës dhe këshillimin me pjesët e interesuara me qëllim për të gjetur teste klinike në gjëndje të identifikojnë sëmundjen në mënyrën e duhur duke shmangur kështu përpilimin e recetave të panevojshme nga ana e mjekëve. Sipas Gazetës Mjeksësore Britanike (British Medical Journal) në një artikull të 29 Janarit të kaluar në të cilin autorët nënvizojnë se nuk ekzistojnë teste të mirëfillta për të diagnostikuar astmën dhe se një e treta e pacientëve britanikë e marrin mjekimin edhe pse nuk kanë astmë. Udhëzuesit " NICE " të hapura për sugjerime deri në 11 MARS 2015, përbëhen nga skema përmbledhëse që tregojnë se cilin test është i nevojshëm të bëhet në bazë të historikut klinik dhe moshës por edhe të kushteve të punës së pacientit. Testi i parë është spirometria, e këshilluar për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 5 vjec dhe që ndiqet, në rast të pengimit të fluksit ajror, nga një test kthyeshmërie me bronkodilatator për të matur aftësinë e kthyeshmërisë së gjëndjes ostruktive me barna bronkodilatatore. Testimi i nxjerrjes së oksidit nitrik aplikohet tek djemtë mbi moshën 16 vjec  në rast dyshimi te një diagnose me astmë, ndërsa në rast pasigurie të diagnozeës, të rritur dhe të rinj mbi moshën 16 vjec mund ti nënshtrohen një testimi të stimulimit bronkial aspecifik me metakolinë. Këshillat e "NICE" përcaktojnë edhe se tek fëmijët nën moshën 5 vjec mjeku duhet të vlerësojë simptomat në bazë të observimit, duke pritur që pacienti i mitur të arrijë moshën e nevojshme për t'iu nënshtruar testimeve. Këshillohet më pas të sigurohet që simptomat të përmirësohen në ditë jo pune, sepse një i rritur në dhjetë asmatikë zhvillon sëmundjen sepse ekspozohet ndaj pluhurit në vendin e punës. " Diagnoza e saktë e astmës është shpesh një prolem, aq sa në disa raste sëmundja është e mbivlerësuar duke sjellë një përshkrim të papërshtatshëm të rrecetave ndërsa në disa raste të tjera nuk diagnostikohet aspak-, përfundon Mark Baker drejtor i qëndrës së praktikës klinike të "NICE". Objektivi ynë me këto udhëzues është të qartësojmë në bazë të provave më të mira të mundshme, opsione klinike të efektshme dhe të besueshme për të diagnostikuar dhe vëzhguar sëmundjen-, përfundon Mark Baker.

BMJ. 2015 Jan 28;350:h522. doi: 10.1136/bmj.h522


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>