Pediatri

nën52021

Barnat biologjike, kufiri i ri i trajtimit të astmës së rëndë në moshën pediatrike

Gjatë dy viteve të fundit, astma te fëmijët, veçanërisht nëse është e rëndë, ka parë risi të rëndësishme terapeutike, me efekte pozitive klinike në mirëqenien e përditshme dhe në kostot e menaxhimit të sëmundjes. "Barnat e reja, janë tre: omalizumabi, i disponueshëm prej rreth dhjetë vjetësh, mepolizumabi dhe dupilumabi. Siç sugjerojnë emrat, ato janë përbërje biologjike, pra, antitrupa që veprojnë në faza specifike të inflamacionit astmatik. Disa janë autorizuar për përdorim nga mosha 12 vjeç dhe të tjerët, nga mosha 6 vjeç", shpjegon Giorgio Piacentini, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Veronës.

"Në të kaluarën, fëmijët dhe adoleshentët me astmë të kontrolluar dobët, trajtoheshin me doza të larta steroidesh inhalatore për periudha të gjata ose, si alternativa e vetme, me kortizon oral ose sistemik, trajtime që, sidomos në pediatri, duhen ndjekur me kujdes edhe për shkak të efekteve të mundshme anësore", kujton Piacentini. Anasjelltas, medikamentet biologjike të disponueshme sot godasin nxitësit nëpërmjet të cilëve shpërthen sëmundja, pra, inflamacionin e tipit 2 që përfshin eozinofilet, një karakteristikë e moshës pediatrike më shumë sesa në moshën madhore ku nuk ka barna për astmën e rëndë, që veprojnë në mekanizma specifikë etiopatologjikë.

"Bëhet fjalë për mundësi terapeutike shumë të favorshme, veçanërisht në drejtim të reduktimit të efekteve anësore të mundshme me kortikosteroide, për shkak të dozave të larta për një kohë të gjatë", vijon eksperti. Një efekt i dytë pozitiv i barnave biologjike në astmën e rëndë pediatrike është përmirësimi i gjendjes shëndetësore, pasi kontrolli më i mirë i sëmundjes u jep mundësi fëmijëve të kryejnë aktivitetet e tyre pothuajse pa kufizime: ata mund të luajnë dhe të ushtrojnë aktivitete fizike duke u integruar me bashkëmoshatarët e tyre me një jetë loje, sporti dhe pjesëmarrjeje. Së fundi, kostot. "Fëmijët dhe adoleshentët me astmë të rëndë përbëjnë vetëm 5% të astmatikëve pediatrikë, por ata përfaqësojnë më shumë se gjysmën e kostove të përgjithshme të menaxhimit të sëmundjes", nënvizon Piacentini. Pra, barnat biologjike hapin horizonte të reja edhe përsa iu përket kostove të menaxhimit të astmës së rëndë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>