Focus

jan112016

Prostatektomia radikale: Pacientët kanë pritshmëri jo realiste post-operatore

Pacientët që i janë nënshtruar prostatektomisë radikale kanë shpesh pritshmëri jo realiste përsa i përket funksionit seksual post-operator, në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën "Bju International", me koordinator Serkan Deveci nga "Memorial Sloan Kettering Cencer Center" në Nju Jork. Brenda 3 muajve nga kirurgjia, 336 pacientë prej të cilëve 216 të operuar në "mjedis të hapur" dhe 120 me teknika robotike, janë pyetur në lidhje me të dhënat e funksioneve seksuale të përftuara para ndërhyrjes dhe nga ana tjetër të regjistruara edhe pas prostatektomisë. Rezultatet e marra tregojnë se krahasuar me ndërhyrjen në mjedis të hapur subjektet e nënshtruara ndaj kirurgjisë robotike i priste një kohë më e shkurtër rikuperimi e funksioneve erektile (6 muaj kundrejt 12), probabilitet më i lartë rikuperimi i funksioneve normale erektile (75% kundrejt 50%) dhe një nevojë më e vogël për terapi për të arritur në ereksion (4% kundrejt 20%). Megjithatë pothuajse gjysma e pjesëmarrësve ishte në dijeni të pamundësisë për ejakulim pas ndërhyrjes. Ndërsa asnjë nga pacientët e nënshtruar ndaj kirurgjisë robotike dhe vetëm 10% e atyre të operuar në të hapur mbante mend të ishte informuar për një reduktim të mundshëm të gjatësisë së penisit. "Ky studim është ndërmarrë për të vlerësuar të kuptuarit e pacientëve që i janë nënshtruar prostatektomisë radikale në terma të funksionit seksual post-operator", shprehet Devici i cili së bashku me kolegët u ka kërkuar pacientëve se ç'informacion mbi funksionin seksual post-operator kishin marrë para ndërhyrjes për sa i përket funksionit erektil, ejakulimit, orgazmës dhe ndryshimeve morfologjike të penisit. "Informacioni nuk është i njëjtë me të kuptuarit, siç dëshmon edhe mungesa e njohurive e vëzhguar në këtë studim", shkruajnë autorët, duke ftuar kirurgët urologë që t'u ofrojnë konsulencë më të thelluar pacientëve të tyre para se t'i nënshtrohen prostatektomisë radikale. "Për këtë qëllim është mirë të përdoren instruksione të shkruara për të transmetuar informacionet rreth shëndetit seksual post-operator, duke qenë se gjendja e ankthit në të cilën gjenden pacientët e vështirëson të kuptuarin dhe mbajtjen mend e informacioneve që transmetohen gojarisht", përfundon Deveci.

Bju International 2015. doi: 10.1111/bju.13398
https://dx.doi.org/10.1111/bju.13398

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>