pri62016
Otitis media akut, viruse dhe baktere të rrugëve të frymëmarrjes janë ndër faktorët e riskut
Otitis media akut prek pothuajse gjysmën e fëmijëve brenda vitit të parë të jetës, favorizuar nga faktorët e riskut midis të cilëve infeksionet virale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, kolonizimet e baktereve patogjene dhe mungesa e ushqyerjes me gji. "Edhe bashkëveprimet midis baktereve dhe viruseve mund të luajnë një rol domethënës në patogjenezën e otitis media akut dhe meritojnë shqyrtime të mëtejshme", shprehet David McCormick, profesor i pediatrisë në Universitetin e Texas Medical Branch dhe bashkautor i një studimi të publikuar në "Pediatrics", duke kujtuar se infeksionet virale të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator janë të zakonshëm te fëmijët e vegjël. Për të thelluar argumentin kërkuesit kanë llogaritur prevalencën e infeksioneve virale të traktit të sipërm respirator me etiologji virale dhe me komplikimet e tij, ndër të cilat pikërisht otitis media akut dhe infeksionet virale të traktit të poshtëm respirator, duke vlerësuar efektin e ndërveprimeve bakteriale-virale dhe të rreziqeve gjenetike apo ambientale mbi zhvillimin e otitis media akut. "Një grup të porsalindurish të shëndetshëm u regjistrua menjëherë pas lindjes dhe u ndoq deri në episodin e parë me otitis media akut brenda 12 muajve të parë të jetës", vijon pediatri, duke shpjeguar se tamponë nazofaringeal janë mbledhur çdo muaj nga 1 deri në 6 muaj, gjithashtu dhe në muajin e nëntë të follow-up dhe gjatë episodeve me bronkit viral, duke kryer kultura bakteriale dhe teste molekulare për tipizimin viral të bazuar në Polymerase Chain Reaction (Pcr).
Kërkuesit kanë ndjekur në total 367 fëmijë, duke dokumentuar 887 infeksione të traktit të sipërm respirator në 305 pacientë dhe 180 episode me otitis media akut në 143 individë. "Incidenca e akumuluar me otitis media akut në 3, 6 dhe 12 muaj, ka qenë me 6%, 23% dhe 46%", shkruajnë autorët, duke saktësuar se të porsalindurit me dhe pa otitis media akut kanë pasur përkatësisht një mesatare me 4,7 dhe 2,3 episode të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore në vit dhe se shkallët e kolonizimit nga bakteret patogjenë ishin në mënyrë domethënëse më të larta te fëmijët me otitis media akut. "Rezultatet tona tregojnë gjithashtu se ushqyerja me gji redukton numrin e infeksioneve virale të traktit të sipërm respirator dhe riskun e otitis media akut", vijon pediatri, duke shtuar se bashkëveprimet bakteriale-virale në gjendje të rrisin në mënyrë domethënëse riskun për infeksione virale të traktit të sipërm respirator dhe të otitis media akut janë verifikuar ata me Moraxella catarrhalis, Streptococcus pneumoniae dhe me një nga viruset e tipizuar respirator çfarëdo. "Shkallët e otitis media akut janë ulur gjatë 4 dekadave të fundit dhe faktorët si vaksinimi antipneumokokut, ushqyerja me gji dhe ulja e ekspozimit ndaj tymit të cigares janë ndër faktorët më të mëdhenj përgjegjës për këtë reduktim", përfundon McCormick.
Pediatrics. 2016. doi: 10.1542/peds.2015-3555
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27020793