Focus

gus12016

Konfirmime të reja mbi vaksinën italiane anti-Hiv

tags: AIDS, HIV/AIDS

Është publikuar në revistën "Open Access Retrovirology" studimi i fazës 2 mbi vaksinën Tat e zhvilluar nga Qendra Italiane për AIDS-in e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në kontekstin e një programi bashkëpunimi Itali-Afrikë e Jugut për luftën kundër HIV-AIDS.
"Në sajë të administrimit të një sasie të vogël të proteinës Tat ia dolëm të merrnim një përgjigje imunitare në gjendje që të përmirësojë efikasitetin e  barnave anti-HIV, e konstatuar nga një shtim domethënës i qelizave T CD4. Një rezultat që konfirmon atë që është pohuar në një trial të mëparshëm të zhvilluar në Itali", shpjegon Barbara Ensoli, drejtore e Qendrës Kombëtare AIDS në Institutin e Lartë të Shëndetësisë dhe autore e parë e studimit.

Kërkimi ka përfshirë 200 pacientë me infeksione nga HIV dhe në terapi me barna, duke i ndarë në mënyrë rastësore që të merrnin në distancë njëmujore  njëra nga tjetra tre injeksione intradermike me 30 mikrogramë vaksinë ose placebo. Në përfundim të studimit, 12 muaj pas vaksinimit të parë, është vënë re një shtim domethënës i qelizave T CD4 në grupin e të vaksinuarve në krahasim me placebon.
Shtimi ishte veçanërisht i dukshëm për pacientët me nivele më të ulëta qelizash T CD4 në momentin e vaksinimit. Vaksina ka si shënjestër  proteinën Tat nga HIV që prodhohet në fazat e para të injeksionit.

Tat ka një rol kyç në replikimin viral dhe në progresionin e sëmundjes, pasi dobëson sistemin imunitar. Vaksina vepron duke nxitur me antitrupat mbrojtës në gjendje për të neutralizuar proteinën Tat të prodhuar nga "nëntipa" të ndryshëm të virusit, duke përfshirë nëntipat A, B dhe C që qarkullojnë në Azi, Evropë, Amerikë dhe Afrikë. Rezultatet e këtij triali, në të njëjtën linjë me ato të mëparshmet (gjithnjë të fazës II) të drejtuar në Itali në pacientë të infektuar me nëntipa të tjera të HIV-it, shtojnë shpresat se eksperimentimi i vaksinës  do të vazhdojë me fazën III për të verifikuar mundësitë konkrete për të rritur  efikasitetin e terapive aktuale kundër formave kryesore të virusit të pranishme në botë.


 

Retrovirology2016 13:34 DOI: 10.1186/s12977-016-0261-1 Published: 9 June 2016http://retrovirology.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12977-016-0261-1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>