News

nën62014

Depresioni përshpejton HIV-in

Infeksioni me virusin e imunodeficiencës humane (HIV), i cili çon në paraqitjen e sindromës së imunodeficiencës humane (AIDS), është një shqetësim epidemik global.
Sipas vlerësimeve më të reja nga UNAIDS dhe OBSH, aktualisht në mbarë botë janë duke jetuar mbi 33 milionë njerëz të infektuar me HIV. Megjithëse rastet me infeksion po zvogëlohen, ky numër tregon domosdoshmërinë e arritjes së një suksesi në përmirësimin e mjekimit të HIV/AIDS. Funksionimi i qelizave natural killer (NK), të cilat janë një element thelbësor i imunitetit të lindur dhe janë pjesë e vijës së parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, siç është HIV, zvogëlohet në rastet me HIV dhe në rastet e depresionit.
Një grup studiuesish më herët kanë zbuluar se stresi dhe depresioni çrregullojnë funksionimin e qelizave NK dhe se kjo e përshpejton rrjedhën e HIV/AIDS. Të njëjtët shkencëtarë kanë studiuar dy grupe femrash të infektuara me HIV, ato me depresion dhe grupi tjetër pa depresion. Te këto femra kanë provuar efektet e tri barnave, SSRI (inhibitorin e rimarrjes së serotoninës), një antagonist të substancës P dhe një antagonist glukokortikoid, ndikimin e tyre në aktivitetin e NK-qelizave. Këto barna janë zgjedhur meqenëse secili prej tyre dëmton sistemet rregullatore të cilat janë hulumtuar te rastet me stres dhe depresion, si dhe te rastet e imunokompremetimit dhe infeksionit me viruse. Shkencëtarët zbuluan se SSRI-citalopram, dhe antagonisti i substancës P, CP 96,345 e kanë rritur aktivitetin e qelizave NK, ndërsa antagonisti i receptorit glukokortikoid, RU486, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
"Këto të dhëna japin fakte se funksionimi i qelizave NK tek infeksioni me HIV mund të rritet nga inhibimi selektiv i rimarrjes së serotoninës dhe nga antagonizmi i substancës P te të grupet e individëve, ato me depresion dhe ato pa depresion", shkruhet në revistën Cell.

Cell.com/trends/pharmacological-sciences/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>