Focus

dhj232016

Heparina nuk e parandalon tromboembolizmin e gjymtyrëve të poshtëm

Sipas një studimi të publikuar në Neë England Journal of Medicine nga Suzanne Cannegieter dhe kolegët e saj të Departamentit të trombozës dhe hematozës në Universitetin Leiden në Holandë, profilaksia me heparinë me peshë të ulët molekulare, për 8 ditë pas artroskopisë së gjurit, ose gjatë imobilizimit të një arterieje inferiore me një ortezë, nuk e parandalon tromboembolizmin venoz simptomatik.

Duke pasur parasysh faktin se efikasiteti parandalues i tromboprofilaksisë pas artroskopisë së gjurit ose imobilizimit të një këmbe me ortezë është ende objekt diskutimi, grupi holandez ka verifikuar në rreth 2.900 pacientë incidencën e tromboembolisë venoze simptomatike mes personave që i janë nënshtruar  terapisë antikoagulante dhe e kanë ballafaquar me atë të pacientëve të pa trajtuar.
"Pacientët janë caktuar që të marrin një dozë profilaktike të heparinës me peshë të ulët molekulare ose të mos marrin asnjë terapi antikoagulante për tetë ditë pas artroskopisë dhe gjatë gjithë periudhës së imobilizimit të këmbës", shpjegon Cannegieter.

Për të matur efikasitetin janë ekzaminuar incidenca kumulative e tromboembolizmit venoz simptomatik dhe hemorragjia madhore në tre muaj pas procedurës. Në grupin e pacientëve që iu nënshtruan artroskopisë së gjurit (1451 gjithsej) u verifikua një tromboembolizëm venoz në 0.7% të rasteve që iu nënshtruan tromboprofilaksisë dhe në 0.4% të kontrolleve të pa trajtuar me heparinë me peshë të ulët molekulare. Rastet e hemorragjisë madhore kanë qenë gjithsej dy një për secilin grup. Mes pacientëve që iu nënshtruan imobilizimit të një arterieje inferiore (1.435 gjithsej) tromboembolizmi venoz është verifikuar në 1.4% të personave në grupin e trajtimit dhe në 1.8% të atyre në grupin e kontrollit, me mungesë të eventeve hemorragjike madhore. "Këto rezultate tregojnë inefikasitetin e profilaksisë antitrombotike në këto dy popullata pacientësh", përfundon Cannegieter.
  

 

NEJM 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1613303
http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1613303


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>