Focus

shk172017

Çrregullimet e ankthit, D-cicloserina shton efikasitetin e terapisë konjitivo-komportamentale

Te pacientët e prekur nga çrregullimet obsesivo-kompulsive ose nga stresi post-traumatik, marrja e D- cicloserinës lidhet me një rritje të vogël por domethënëse të efikasitetit të terapisë konjitivo- komportamentale, e pandikuar nga përdorimi i njëkohshëm i anti-depresivëve. E pohon David Mataix-Cols nga departamenti i neuroshkencave në "Karolinska Institutet" në Stokholm dhe bashkautor i një artikulli të publikuar në "Jama Psychiatry". "Ankthi, çrregullimet obsesivo-kompulsive dhe stresi post-traumatik përbëjnë grupin më të përhapur të çrregullimeve mendore, që prek deri në 30% të individëve në një pikë të jetës së tyre", pohon kërkuesi, duke kujtuar se opsionet e ndryshme të trajtimit përfshijnë terapinë konjitive-komportamentale dhe përdorimin e barnave, në mënyrë të veçantë inhibitorët selektivë të ripërthithjes së serotoninës.
"Nëse dhe në cilat kushte shtimi i D-cicloserina është në gjendje të shtojë efektet e terapisë konjitivo - komportamentale në ankth, në çrregullimet obsesivo-kompulsive dhe në stresin posttraumatik, kjo nuk është e qartë", shkruajnë autorët e artikullit, të cilët për të verifikuar ndërveprimin e mundshëm të anti-depresivëve dhe nëse kompozita ishte superiore ndaj placebos, kanë revizionuar produksionin shkencor të arkivuar në PubMed, EMBASE, e PsycINFO. "Në përfundim të rishikimit kemi seleksionuar 21 studime për një total prej 1.047 pjesëmarrësish", pohon  Mataix-Cols duke shtuar se pjesëmarrësit e trajtuar me D-cicloserine dhe terapi konjitivo-komportamentale shfaqnin një përmirësim më të madh dhe një reduktim të simptomave në krahasim me ata të caktuar për placebo. "Në fund të metanalizës dalin prova bindëse në mbështetje të superioritetit afatshkurtër të D-cicloserine kundrejt placebos në shtimin e efikasitetit në çrregullimet e ankthit, me një efekt të vogël por statistikisht domethënës", shtojnë autorët. Ata nënvizojnë nevojën për studime të mëtejshme të fokusuara në thellimin ndaj mekanizmave në bazë të veprimit të fuqizimit të D-cicloserina në terapinë konjitivo-komportamentale, që duket se nuk reduktohet nga përdorimi i antidepresivëve


Jama Psychiatry. 2017. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2016.3955 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28122091


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>