kor242017
Çrregullimi obsesivo-kompulsiv lidhet me inflamacionin neurologjik
Rezultatet e një studimi të publikuar në JAMA Psychiatry tregojnë se një markator i inflamacionit neurologjik është shumë i lartë te pacientët me çrregullim obsesivo-kompulsiv në krahasim me kontrollet e tjera të shëndetshme. Sophia Attwells nga Centre for Addiction and Mental Health në Toronto, Canada dhe grupi i saj i kontrollit kanë studiuar 20 pacientë me çrregullim obsesivo-kompulsiv, kompulsionet e të cilëve janë vlerësuar me Yale-Brown Obsessive Compulsive Scale (Y-BOCS). Ata u krahasuan me 20 kontrolle të shëndetshme duke i nënshtruar ndaj tomografisë dhe emetimit të pozitroneve (PET) dhe duke përdorur një gjurmues radioaktiv që lidhet me proteinën translokuese TSPO, ku shprehja rritet me aktivizimin e mikroglias. Vëllimi i përhapjes së TSPO u mat në pjesë të ndryshme të trurit, në veçanti në dorsal caudate dhe në korteksin anterior cingulate. Në grupin me çrregullim obsesivo-kompulsiv, rritja e vëllimit të përhapjes së TSPO mesatare në korteksin anterior cingulate ishte me 24% dhe ishte më e madhe në rajonet e tjera me vlera nga 31 - 36%. Edhe në rajonet e tjera cerebrale, të ndryshme nga ato të cituara verifikohen rritje, por shumë të vogla. Një vëllim më i madh i përhapjes së TSPO në korteksin orbito-frontal lidhet me vështirësi më të mëdha, situatë e lidhur me parandalimin e sjelljeve kompulsive si kontrolli nëpërmjet Y-BOCS.
"Për aq sa dimë, ky është studimi i parë që dëshmon ekzistencën e inflamacionit në brendësi të cirkuitit nervor të çrregullimit obsesivo-kompulsiv. Shpërndarja rajonale e normës së lartë të përhapjes së TSPO mbështet faktin se teoritë autoimune dhe neuroinflamatore të patologjisë duhet të shtrihen përtej ganglionit bazal, - shpjegojnë autorët që më pas përfundojnë: Ky kërkim sugjeron se është e nevojshme të vlerësojmë për patologjinë një klasë të re barnash që të reduktojnë aspektet dëmtuese dhe të rritin aspektet kurative të inflamacionit neurologjik".
JAMA Psychiatry. 2017. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.1567 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28636705