Focus

tet32017

Tumori i mushkërive, test i ri premtues për diagnozën e hershme

Në botë duhani shkakton në total rreth 6 milionë vdekje në vit. Mes dekurajimit të të dhënave epidemiologjike dhe shpresave të reja të ofruara nga kërkimet mbi kancerin, duket se një test i ri mund të bëjë diferencën në diagnostikimin e hershëm. "Mënyra më e mirë për të ndaluar këtë masakër është parandalimi primar", shprehet Gabriella Sozzi, drejtore në strukturën e Gjenomikës tumorale në Institutin kombëtar të tumoreve në Milano. Emri i saj lidhet me kërkimin e një metodike për diagnostikimin e hershëm: "Prej vitesh po kërkojmë që të identifikojmë se kush efektivisht ka më shumë risk për të zhvilluar një kancer në mushkëri". Grupi i saj kërkimor ka zhvilluar tashmë dy studime të mëdha screening, më parë në 1000 dhe më pas në pothuajse 4000 duhanpirës dhe ka pritshmëri të mëdha për një studimin tjetër, të llojit prospektik që do të regjistrojë rreth 6000 persona.

"Që në studimin e parë të 2011 kemi identifikuar 24 molekula të mikro ARN-së në gjakun e duhanpirësve që më pas sëmuren nga kanceri i mushkërive". Si rrjedhojë u zhvillua një test i cili është në gjendje të parashikojë tumorin deri në dy vjet para se të jetë i dukshëm me teknikat e imazheve konvencionale si Tac. "Tani do të vlerësojmë se sa i besueshëm është testi, pra sa sensitiv dhe sa specifik nëse do të konfirmohet në praktikën klinike ajo çka është zbuluar tashmë në studimet e mëparshme, do mund të disponojmë një metodë diagnostikuese pak të kushtueshme dhe jo invazive për të identifikuar tumorin në mushkëri kaq herët sa t'i bëjë trajtimet shumë më efikase dhe të mposhtë vdekshmërinë". Të dhënat e para nga kërkimi do të jenë të disponueshme brenda dy viteve.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>