News

maj22018

Terapia tumorale in vitro, e ardhmja e afërt për testimin e terapive para se t'u jepen pacientëve

Organoidet e tumoreve, pra, modelet tumorale, të rritura në kulturë nga qelizat e biopsisë së pacientëve dhe të zhvilluara për të hulumtuar mbi fiziologjinë e kancerit, mund të jenë të dobishme për vlerësimin e përgjigjeve ndaj terapisë në klinikën mjekësore.

"Ne mendojmë se, nëse organoidet imitojnë fiziologjinë e tumorit origjinal, ato mund të jenë të përshtatshme për testimin e barnave të mundshme, përpara se ato t'u jepen pacientëve. Deri më tani, askush nuk kishte hulumtuar se si sillen në laborator këto organoide që rrjedhin nga pacienti dhe të krahasoheshin ato me mënyrën se si pacienti reagon në praktikën klinike", thotë Nicola Valeri, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër, i cili udhëhoqi grupin e studimit.

Kërkuesit kanë mbledhur 110 biopsi të tumoreve metastatike nga 71 pacientë me tumore gastroesofageale ose kolorektale të cilët ishin regjistruar më parë në studime klinike të Fazës I ose II. Rreth 70% e tumoreve janë kultivuar me sukses. Krahasimi mes mutacioneve gjenetike e shënjuesve proteinikë të organoideve me ato të materialit bioptik, zbuloi një mbivendosje prej 96% në kuptim të përbërjes molekulare. Kjo ngjashmëri vazhdonte për një kohë të gjatë, pas fillimit të kulturës së organoideve.

Më tej, hulumtuesit kanë testuar mbi organoidet e tumorit, të njëjtat barna që pacientët (nga të cilët ishte marrë biopsia), kishin marrë në studimet klinike. Vlerësimi tregoi se në 100% të rasteve, nëse një bar nuk kishte efekt në organoidet e një pacienti, ai nuk kishte efekt as te vetë pacienti dhe në 90% të rasteve, nëse një bar ka patur efekt mbi organoidet, ai ka patur efekt gjithashtu edhe mbi pacientin.

Autorët kanë shkuar më tej, duke testuar mbi organoidet një grup prej 55 barnash në zhvillim klinik ose paraklinik dhe kanë zbuluar kështu se për barnat, efikasiteti i të cilave mund të varionte në varësi të mutacioneve specifike të tumorit, organoidet janë përgjigjur thuajse gjithmonë ashtu siç pritej për gjenotipin e tyre.
"Ky studim tregon se është teknikisht e mundur që organoidet të përdoren si një model parashikues për suksesin e një terapie", përfundojnë autorët.

 

Science 2018. Doi: 10.1126/science.aao2774
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29472484


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>