Focus

tet102017

Karcinoma me qelizat Merkel, Komisioni Europian aprovon terapinë e re

Komisioni Europian ka dhënë autorizimin për hedhjen në treg të avelumab, në monoterapi për trajtimin e të rriturve me karcinomë me qeliza Merkel metastatike, një tumor kutan agresiv i rrallë. Njoftimi i Merck dhe Pfizer Inc. thekson se autorizimi europian lejon emetimin në treg të avelumab (Bavenicio) si medikament me përshkrim mjekësor në 28 vende të Bashkimit Europian (BE) si dhe në Norvegji, Lihtenshtajn dhe Islandë. Avelumab do të jetë i disponueshëm për pacientët europianë në muajt në vijim duke filluar nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ku dalja është parashikuar tashmë në tetor 2017. Në Europë janë rreth 2.500 personat që çdo vit preken nga karcinoma me qeliza Merkel (Ccm).
5-12% e pacientëve me Ccm zhvillon sëmundje metastatike dhe më pak se 20% e pacientëve me Ccm metastatike jeton më shumë se 5 vjet. "Karcinoma me qeliza Merkel është një neoplazi kutane veçanërisht agresive dhe me prognozë të varfër mbi të gjitha në pacientë më sëmundje metastatike, - shprehet Dirk Schadendorf, përgjegjës i Dermatologjisë pranë Spitalit Universitar të Essen, Gjermani. - Ky aprovim përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për pacientët që janë prekur nga kjo sëmundje shkatërruese". 
"Dëshirojmë që të falenderojmë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur që pacientët europianë të marrin këtë imunoterapi e cila është e para dhe e vetmja që aprovohet për karcinomën me qelizat Merkel metastatike", thotë Luciano Rossetti, M.D., Zv. President Ekzekutiv, Global Head of Research & Development për fushën e biznesit të biofarmaceutikës së Merck
 "Aprovimi në Europë i avelumab përfaqëson një tjetër moment historik, që i shtohet aprovimeve të mëparshme të përftuara me procedura të përshpejtuara në Shtetet e Bashkuara, në muajt e parë të vitit dhe i afrohet akoma më shumë objektivit tonë për të bërë avelumab të disponueshëm për pacientët e të gjithë botës", deklaron Liz Barrett, Presidente e Pfizer Onkologji.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>