Focus

dhj222017

Një videolojë mund t'i ndihmojë mjekët në klasifikimin e nivelit të urgjencës

Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal" mjekët që kanë përdorur një videolojë që ka lidhje me klasifikimin e rasteve në urgjencë, sipas urgjencës së trajtimit, janë më të prirur për të ndjekur udhëzimet e praktikës klinike në përzgjedhjen e pacientëve të traumatizuar e të simuluar.
"Strategjitë e projektuara për të ndryshuar procesin vendimmarrës të mjekut, kanë patur një sukses të kufizuar dhe gjykimet intuitive vazhdojnë të udhëheqin shumë vendime. Kemi zhvilluar këtë studim për të vendosur nëse një ndërhyrje e ofruar nëpërmjet një videoloje mund të drejtojë nga mënyra e duhur e marrjes së vendimeve në urgjencë, në qendra jo traumatologjike", shpjegon Deepika Mohan (Universiteti i Pitsburgut, SHBA), autore kryesore e studimit. Mjekët pjesëmarrës, 368, janë përzgjedhur rastësisht. Njërit grup i është dhënë videoloja Night Shift (që është menduar se do të rifreskojë procesin e njohjes së lezioneve të moderuara-të rënda, nëpërmjet përdorimit të historive) dhe grupit tjetër, aplikacione të bazuara në edukimin didaktik tradicional (myATLS e Trauma Life Support MCQ Review).
Në të dyja rastet është përdorur një iPad. Më tej, kërkuesit kanë vlerësuar rezultatet e një simulimi virtual që ka përfshirë 10 raste, ndër të cilët, katër me dëmtime të rënda. Rezultatet janë parë brenda katër javësh nga ndërhyrja dhe pastaj, gjashtë muaj më pas, me pyetje klinike të ndryshme, duke matur vendimet e hospitalizimit, dorëheqje ose transferime. Qëllimi ishte të vlerësohej se sa ishte rreziku i një nënvlerësimi në momentin e përzgjedhjes së pacientit që ka më shumë nevojë, duke matur përqindjen e pacientëve me dëmtime të rënda që nuk janë çuar në një qendër traumatologjike.
Në të dyja vlerësimet, mjekët që kanë ndjekur lojën, kanë nënvlerësuar në triage, një numër më të vogël pacientësh të plagosur rëndë, përkundër atyre që kanë ndjekur edukimin didaktik standard.
Kufizimet e studimit përfshijnë faktin që kampioni mund të mos përfaqësojë të gjithë mjekët që punojnë në urgjencë. Gjithashtu, mbetet problemi i numrit të ulët të rasteve të përdorura për të vlerësuar performancat. "Megjithëse efekti i vëzhguar është i madh, mundësia për dobi dhe efikasitet i kësaj ndërhyrjeje në botën reale, mbetet e pasigurt", përfundojnë autorët.

 

BMJ 2017. doi: 10.1136/bmj.j5416
http://www.bmj.com/content/359/bmj.j5416


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>