jan102018
Kirurgët duhet të paralajmërojnë pacientët për ndërhyrjet e mbivendosura
Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine", në rastet kur kirurgu do të bëjë më shumë se një ndërhyrje që mbivendosen në nivel kohor, pacientët që i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale për fraktura të ijes ose artroplastikë totale të ijes (THA) përballen me një rritje të riskut për komplikacione. "Kjo është ajo që ka rezultuar nga një studim retrospektiv kohorte i popullatës në periudhën 2009-2014", shpjegon autorja kryesore e studimit, Bheeshma Ravi nga Universiteti i Torontos në Kanada. Pjesëmarrësit në dy kohorta të mëdha u ndoqën për një vit. Në kohorten me fraktura të ijes janë përfshirë pacientë me moshë më të madhe se 60 vjeç, që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për këtë patologji, ndërsa në kohorten që i është nënshtruar artroplastikës së plotë të ijes, janë përfshirë të gjithë ata që i nënshtroheshin një ndërhyrjeje të tillë në mënyrë përzgjedhëse për artritin.
Kërkuesit identifikuan 38.008 ndërhyrje kirurgjike në frakturat e ijëve, nga të cilat 2.5% të mbivendosura dhe 52.869 artroplastika totale të ijes, 3% e të cilave të mbivendosura. Kur procedurat janë kryer në mënyrë të mbivendosur, si për ndërhyrjen në fraktura, ashtu si në procedurat e artroplastikës totale të ijëve, është shtuar risku për komplikacione. (HR: 1,85 e 1,79). Gjithashtu, një zgjatje e kohës së mbivendosjes mes operacioneve lidhej me një shtim të riskut për komplikime (HR sipas: 1.07 për një rritje prej 10 minutash mbivendosje).
"Rezultatet mbështesin idenë se mbivendosja e ndërhyrjeve kirurgjike duhet të bëhet pjesë e procesit të konfirmimit nga ana e pacientit", përfundojnë autorët. "Ky duket se është studimi i parë që tregon një efekt negativ nga praktika e kirurgjisë së mbivendosur. Të dhënat nënvizojnë që kirurgët duhet të jenë transparentë me pacientët e tyre në praktikën e ndërhyrjeve kirurgjike të këtij lloji. Nëse ky fakt shpjegohet qartë nga kirurgu, disa pacientë mund të jenë kundër kirurgjisë në mbivendosje, ndërsa të tjerë mund ta pranojnë, por pacientët duhen njoftuar dhe konsensusi i tyre duhet marrë në çdo rast", pohon Alan Zhangu nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco, ndërsa komenton studimin.
Jama Internal Medicine 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.6835 https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2663757?redirect=true
Jama Internal Medicine 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.6846 https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2663753?redirect=true