Focus

shk52018

Kontracepsioni dhe seksualiteti... të rinjtë, dinë ende shumë pak

Dy studime të autorizuara nga Bayer, kërkojnë thellimin në tematikat e qasjes ndaj seksualitetit dhe kontracepsionit te të rinjtë në të gjithë botën. Ato zbulojnë praninë e vazhdueshme të boshllëqeve në njohuritë mbi të dyja këto argumente, pavarësisht lehtësisë së tanishme të gjetjes së informacionit. Një studim, i bërë online nga GFK Health, u drejtohej 3.013 të rinjve, burra e gra, 13-25 vjeçarë në 15 vende të Europës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut, ndërsa i dyti ishte një sondazh i zhvilluar nga Opinion Health më nëntor 2016-janar 2017, nëpërmjet një pyetësori online të shpërndarë në nëntë vende (Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Belgjikë, Irlandë, Meksikë, Brazil dhe SHBA). Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se nga 208 milionë shtatzëni vjetore në të gjithë botën, 41% janë të paprogramuara dhe 11% e tyre janë shtatzëni të grave 15-19 vjeçe.

Dezinformimi luan një rol të madh në të gjithë këtë panoramë. Në fakt, në studimin e zhvilluar nga GFK Health, 25,1% e të intervistuarve kanë thënë se nuk përdorin asnjë kontraceptiv, ndërkohë që shfaqen të bindur se është e pamundur të kenë një shtatzëni. Sipas rezultateve të analizës më të fundit ISTAT të vitit 2015 në Itali, mes metodave parandaluese të shtatzënisë, ndërprerja e koitusit qëndron në vend të tretë, pas përdorimit të prezervativit dhe të kontraceptivit oral. Ky i fundit është më i përdoruri nga gratë e moshës 20-29 vjeçe, ndonëse vazhdojnë dyshimet e lidhura me kontracepsionin hormonal.

Tamam ashtu siç ndodhte në të shkuarën, të rinjtë kanë thënë se operatorët shëndetësorë nuk ua paraqesin në mënyrë të kënaqshme opsionet kontraceptive dhe se janë të ndërgjegjshëm që nuk kanë informacionet e nevojshme për zgjedhjen më të përshtatshme të kontracepsionit, për nevojat e tyre.

"Gratë e ditëve të sotme kanë nën kontroll jetën e tyre dhe u pëlqen të provojnë veten. Por, kur flitet për kontracepsion, i besojnë plotësisht mjekut të përgjithshëm dhe ende sot nuk kanë interes të kërkojnë informacione të sakta në këtë drejtim. Prandaj, është e rëndësishme  për ne mjekët të impenjohemi për të promovuar ndërgjegjësimin e pacienteve për një zgjedhje kontraceptive të ndërgjegjshme", komenton Rossella Nappi, Universiteti i Pavias.


Bayer - Comunicato stampa
http://www.bayer.it/media/ultime-notizie/millennial-e-baby-boomer.php


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>