Focus

shk142018

Pijet e nxehta shtojnë rrezikun për kancer të ezofagut. Dalin rezultatet e studimit 9-vjeçar

tags: Kancer , çaj

Pirja e çajit të nxehtë, shton rrezikun për zhvillimin e kancerit të ezofagut te të rriturit që pinë duhan ose alkool çdo ditë. "Ndonëse është thënë se konsumimi i çajit me temperaturë të lartë mund të jetë një faktor rreziku për kancerin ezofageal, në të kaluarën nuk është studiuar ky kombinim dhe nuk është vlerësuar nëse marrëdhënia është e pavarur nga konsumi i alkoolit dhe ekspozimi ndaj duhanit", thotë Canqing Yu (Universiteti i Pekinit) dhe Haijing Tang (Instituti i Teknologjisë, Pekin), autorë kryesorë të studimit. Për t'u thelluar në këtë temë, studiuesit vlerësuan 456.155 vetë të moshës 30-79 vjeç, të cilët kishin marrë pjesë në studimin China Kadoorie Biobank, duke përjashtuar ata që kishin kancer ose që e kishin reduktuar konsumimin e çajit, alkolit apo duhanit, përpara vlerësimit bazë. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 9.2 vitesh, janë dokumentuar 1.731 raste të kancerit të ezofageal.

- Konsumimi i çajit në temperaturë të lartë, kombinuar me konsumimin e alkolit ose duhanpirjen, është shoqëruar me një rrezik më të madh për kancerin ezofageal sesa konsumimi vetëm i çajit të nxehtë.

- Në krahasim me pjesëmarrësit që pinin çaj më pak se një herë në javë dhe që konsumonin më pak se 15 g alkol në ditë, ata që pinin çaj të ngrohtë ose të nxehtë çdo ditë dhe duhan, kishin një rritje të rrezikut prej 56% për të shfaqur kancer ezofageal.

- Ata që pinin çaj të nxehtë ose të vluar çdo ditë dhe që konsumonin më shumë se 15 g alkol në ditë, kishin më shumë se dyfishin e rrezikut, ndërsa kombinimi i të tre faktorëve e pesëfishoi rrezikun.

Një nga kufizimet e studimit, siç thonë autorët, ishte se konsumimi i çajit ishte raportuar nga pjesëmarrësit vetëm një herë, në fillim të studimit dhe kjo mund të sjellë klasifikime potenciale të gabuara dhe një zbutje të shoqërueshmërisë së faktorëve.

"Ndoshta ata që shpesh pinë pije të nxehta, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të presin që ato të ftohen pak, para se t'i konsumojnë. Megjithatë, rezultatet e këtij studimi nuk duhet të bëjnë njerëzit të heqin dorë nga pija e tyre të preferuar", komentoi në një editorial shoqërues Farin Kamangar (Universiteti i Shtetit, Baltimorë) dhe Neal Freedman (Instituti Kombëtar i Kancerit, SHBA).

 

Ann Intern Med. 2018. doi: 10.7326/M17-2000
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29404576

Ann Intern Med. 2018. doi: 10.7326/M17-3370
https://wwww.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29404600


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>