Focus

pri192018

Parandalimi i frakturave. Dyshime mbi efikasitetin e vitaminës D dhe kalciumit

Së fundi, është bërë një përditësim i udhëzimeve në lidhje me përdorimin e vitaminës D dhe kalciumit për parandalimin e frakturave. Studimet kanë arritur në përfundimin se të dhënat e disponueshme deri më tani, janë të pamjaftueshme për të vlerësuar nevojën e përdorimit të shtesave të tilla më vete apo të kombinuara, në kuadër të parandalimit te burrat dhe te gratë para menopauzës.

Në një artikull të publikuar në "JAMA", Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA (USPSTF) është shprehur kundër shtimit të përditshëm (me 400 UI ose më pak) të vitaminës D dhe (me 1.000 mg ose më pak) të kalciumit për të parandaluar frakturat te gratë në post menopauzë, duke deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme që i mbështesin dobitë e tyre.

USPSTF-ja ka shqyrtuar studime mbi shtimin e tyre te të rriturit që jetojnë në komunitet, pra, jo në azil ose në një tjetër qendër institucionale asistence dhe ka përjashtuar studimet e zhvilluara në njerëz me fraktura të mëparshme ose me shqetësime të njohura të metabolizmit të kockave, që merrnin barna të lidhura me osteoporozën. Grupi i punës ka nënvizuar se këto rekomandime nuk aplikohen mbi njerëzit me një historik frakturash, shtim të rrezikut për t'u rrëzuar, diagnozë të osteoporozës, ose mungesë të vitaminës D.

"Në kontrast me rekomandime të tjera të USPSTF-së për kontrollet, të cilat bazohen në një veprim të vetëm nga ana e mjekëve, shërbimet parandaluese kërkojnë edhe veprimin e vazhdueshëm nga ana e pacientëve", shpjegon David Reuben (Universiteti i Kalifornisë) në një editorial të publikuar në "JAMA Internal Medicine". Editorialisti mbështet idenë se rekomandimet e task forcës duhet të specifikojnë se rezultatet e studimeve varen nga përfshirja e pacientit dhe nga fakti nëse rezultatet tek ata, shfaqen në kushte ideale apo normale.

"USPSTF-ja ka arritur në përfundimin se janë të nevojshme prova të tjera për të vlerësuar nëse dozat më të mëdha të vitaminës D mund të jenë të dobishme për parandalimin e frakturave. Për këtë qëllim, gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një shtim të dukshëm të të dhënave në lidhje me vitaminën D te të rriturit, gjatë studimeve të reja klinike", shkruan në një tjetër editorial, Heike Bischoff-Ferrari, Universiteti i Zyrihut, Zvicër.

 

JAMA. 2018. doi:10.1001/jama.2018.3185
https://dx.doi.org/10.1001/jama.2018.3185

JAMA Int Medicine 2018. Doi: 10.1001/jamainternmed.2018.1809
https://dx.doi.org/10.1001/jamainternmed.2018.1809


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>