dhj212018
Largimet nga spitali në dhjetor, risk më i madh për rishtrime ose vdekje
Pacientët që janë larguar nga spitali gjatë muajit dhjetor, do të kenë një risk më të madh që t'i nënshtrohen ndjekjes dhe të shtrohen sërish, madje edhe mund të vdesin, në krahasim me pacientët që largohen nga spitali gjatë muajve nëntor dhe janar, sipas asaj që konfirmohet në "British Medical Journal" nga Lauren Lapointe-Shaw dhe kolegët e tij të Spitalit të Përgjithshëm të Torontos në Ontario, Kanada.
"Kemi kryer një studim grupi retrospektiv me pacientët e shtruar në spital për kurat akute, për të përcaktuar nëse personat që largoheshin gjatë pushimeve të dimrit, kishin norma më të larta të vdekjes apo rishtrimeve në krahasim me pacientët që largohen gjatë dy periudhave të kontrollit, në fund të nëntorit dhe në janar.
Për këtë arsye, kemi identifikuar 670.946 pjesëmarrës të përshtatshëm, nga të cilët 13,9% ishin fëmijë, 45,3% adultë me moshë më të re se 65 vjeç dhe 40,9% adultë më të vjetër", shpjegojnë kërkuesit. Në total, 32,4% e pacientëve të marrë konsideratë ishin larguar gjatë periudhës së pushimeve dimërore, ndërsa 67,6% ishin larguar gjatë një ose dy periudhave të kontrollit. Në mënyrë të përgjithshme, diagnozat më të zakonshme iu referohen patologjive të sistemit të qarkullimit (16,8%), atij tretës (15,7%) dhe respirator (13,4%), me një kohëzgjatje mesatare të shërimit për tre ditë. Kështu, analiza e të dhënave ka treguar që pacientët e larguar gjatë periudhës së festave kishin një shtim të riskut të vdekjes ose të rishtrimit në spital brenda 30 ditësh (25,9% në krahasim me 24,7% në grupet e kontrollit), me një rritje edhe të riskut për rikthim në urgjencë dhe të shtrimit sërish në spital, në krahasim me grupin që nuk është larguar në dhjetor. Një situatë e krahasueshme është parë edhe 7 apo 14 ditë pas largimit. Përveç kësaj, pacientët që ishin larguar javën përpara ose pas pushimeve, kishin më pak mundësi të qëndronin nën kontrollin mjekësor për shtatë ditë (33,6% në krahasim me 47,6%) me humbjen e mundësive të rëndësishme për edukimin e pacientit, kontrollin e përputhshmërisë dhe barnave, diskutimin dhe zbulimin e ndryshimeve klinike.
Edhe pse shërbimet spitalore akute janë zakonisht të disponueshme gjatë periudhës së pushimeve, mund të mos jetë kështu për kurat ambulatore", shkruajnë kërkuesit, që besojnë se kanë siguruar prova të mjaftueshme për të justifikuar kërkimet e fundit për këtë qëllim.
BMJ 2018;363:k4481(10 Dhjetor 2018)
doi:https://doi.org/10.1136/bmj.k4481