Focus

gus302018

Vlerësimi i shpejtë i iktusit nuk e përjashton trajtimin korrekt

Pacientët me iktus ishemik të cilët u vlerësuan dhe u trajtuan në më pak se 20 minuta në Spitalin Universitar të Helsinkit morën një diagnozë të saktë mbi 90% të herëve, sipas një analize të pacientëve me iktus, të trajtuar në këtë objekt.

"Në vitin 2011, e kemi zvogëluar kohën nga sjellja në spital, te trajtimi, në më pak se 20 minuta. Megjithatë, ne dëshironim të monitoronim nëse kishim arritur të ruanim saktësinë e procesit tonë diagnostikues, pavarësisht shumëllojshmërisë së pacientëve me iktus, që përfshin disa situata që imitojnë sëmundjen", shpjegon Saana Pihlasviita, nga Universiteti i Helsinkit, studiuesi kryesor, që më tej shton: "Gjetjet e tomografisë (CT) janë kryesisht jo diagnostikuese për ndryshimet akute, gjë që na shtyn të pyesim nëse pritshmëritë e presionit të gjakut me kalimin e kohës dhe të terapisë, mund të kishin dëmtuar saktësinë diagnostikuese".

Analiza u përqendrua te pacientët me iktus akut të transportuar nga shërbimet e urgjencës, si kandidatë për terapi trombolike nga maji 2013 deri në nëntor 2015 dhe mori në konsideratë vetëm saktësinë e vlerësimit fillestar të kryer nga mjekët me përvojë për iktusin, kryesisht nëpërmjet imazherisë TC. Mes 1,015 pacientëve me iktus, norma e saktë e diagnozës së pranimit ishte 91.1% (604/663) për isheminë cerebrale akute (iktus ishemik 517, ishemia e rastësishme [TIA] 146), 99.2% (117/118) për iktus hemorragjik dhe 61.5% (144/234) për sëmundjet që imitojnë iktusin.

Përafërsisht 15% e pacientëve morën diagnozën e gabuar dhe nga këta, 90% nuk kishin patur rezultat akut në imazherinë fillestare dhe 67.6% kishin një rezultat NIH të shkallës së iktusit prej 0 deri 2. Nga 150 pacientë me diagnozë të gabuar, diagnoza përfundimtare ishte ishemi cerebrale akute në 59 raste, hemorragji intracerebrale në një rast dhe iktus i rremë në 90 raste.

"Gjatë dekadës së fundit, janë zhvilluar strategji për të thjeshtuar menaxhimin e iktusit në mjediset paraspitalore, siç është përdorimi i njësive të lëvizshme për iktusin, të cilat lejojnë analizat diagnostikuese, trajtimin dhe vendimet e sakta, duke filluar nga urgjenca e parë", tha Klaus Fassbenderi, nga Qendra Mjekësore Universitare "Saarland" në Gjermani dhe Kevin Shethi, nga Shkolla e Mjekësisë në Konektikat, në një editorial shoqërues. "Rezultatet e Helsinkit tregojnë se një protokoll që synon trajtim të shpejtë është i mundshëm, edhe nëse nevojiten studime të ardhshme për të konfirmuar gjetjet".

 

Neurology 2018. Doi: 10.1212/WNL.0000000000005954
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29997196

Neurology 2018. Doi: 10.1212/WNL.0000000000005934
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29997195


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>