Focus

jan232019

Bulizmi dhe dhuna në punë rritin riskun për sëmundje kardiovaskulare

Viktimat e bulizmit ose dhunës rrezikohen më shumë për të vuajtur nga probleme kardiovaskulare dhe cerebrale, sipas studimit më të gjerë të paraqitur deri më tani mbi këtë argument dhe të publikuar në "European Heart Journal".

Kërkuesit e udhëhequr nga Tianvvei Xu (Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë), kanë shqyrtuar të dhënat e 79.201 punonjësve të të dyja gjinive në Danimarkë dhe Zvicër, me moshë nga 18 deri në 65 vjeç dhe pa histori të sëmundjes kardiovaskulare, që kishin marrë pjesë në tre studime, në periudhën 1995-2011. Në fillim të çdo studimi, pjesëmarrësve iu janë kërkuar informacione mbi bulizmin, mbi dhunën në vendin e punës dhe mbi frekuencën me të cilën i kishin hasur.

9% e pjesëmarrësve është shprehur se ka qenë viktimë e bulizmit në vendin e punës dhe 13% ka thënë se ka pësuar dhunë ose kërcënime për dhunë në punë gjatë vitit të fundit. Pasi kanë rregulluar analizën duke pasur parasysh moshën, gjininë, vendin e lindjes, gjendjen civile dhe nivelin e arsimimit, kërkuesit kanë zbuluar se ata që kishin qenë viktima të bulizmit ose dhunës në vendin e punës, kishin një risk më të lartë respektivisht me 59% dhe 25% për sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me personat që nuk ishin të ekspozuar ndaj bulizmit ose dhunës.

Sa më i lartë të ketë qenë niveli i bulizmit apo dhunës, aq më shumë rritet risku për sëmundjet kardiovaskulare. Veçanërisht, të qenët viktimë e bulizmit shpesh gjatë 12 muajve të mëparshëm paraqiste 120% më shumë risk për sëmundjen kardiovaskulare, ndërsa ata që ishin ekspozuar më shpesh ndaj dhunës në vendin e punës, kishin një risk 36% më të lartë për sëmundje cerebrovaskulare, por kjo nuk përkon me rritjen e riskut për sëmundje kardiake.

Supozohet se rritja e presionit të gjakut nën kushtet stresuese, ankthit dhe depresionit, me pasojë konsumimin e tepërt të alkolit janë mekanizmat në bazë të kësaj rritjeje të riskut. Në një artikull shoqërues, Christoph Herrmann-Lingen (Universiteti Göttingen Medical Center, Gjermani) ndalet duke theksuar se "këto rezultate kërkojnë një interpretim të kujdesshëm dhe përsëritje të pavarur".


Eur Heart J. 2018. doi: 10.1093/eurheartj/ehy683
Eur Heart J. 2018. doi: 10.1093/eurheartj/ehy728


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>