Focus

shk272019

FDA: Alarm për praninë e barnave në lëngjet e cigareve elektronike

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA ka paralajmëruar konsumatorët, veçanërisht ata të gjinisë mashkullore, që të evitojnë përdorimin e dy lloj lëngjeve për cigaret elektronike, të prodhuara nga HelloCig Electronic Technology Co. Ltd., me seli në Shangai, që përmbajnë barna për disfunksionin erektil. Substanca të tilla, prania e të cilave përveç të tjerave nuk është shpjeguar në paketim, mund të përbëjnë rrezik për shëndetin.

Provat e laboratorit kanë zbuluar se E-Cialis (HelloCig ELiquid) përmban sildenafil dhe tadalafil, ndërsa ERimonabant (HelloCig ELiquid) përmban sildenafil. "Këto barna janë aprovuar nga FDA-ja për përdorim me recetën e mjekut, por nuk janë autorizuar që të përfshihen në produktet që shiten pa recetë, si lëngjet për cigaret elektronike dhe në këtë rast, pra, janë shitur ilegalisht", deklaron FDA-ja. Duke qenë se produktet nuk janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme, mund të paraqesin risk për ata që konsumojnë nitrate për hipertensionin, diabetin, hiperkolesteroleminë ose sëmundjet kardiovaskulare.

Principet aktive të padeklaruara, të pranishme në këto lëngje për cigaret elektronike, mund të ndërveprojnë me barna si nitroglicerina, që shpesh merren nga këto kategori pacientësh dhe mund të ulin presionin e gjakut në nivele të rrezikshme. FDA-ja i ka dërguar më parë ndërmarrjes HelloCig një paralajmërim për këto probleme dhe ka kontaktuar shumë herë me kompaninë për t'i rikujtuar rekomandimet e saj, ndërsa nga ana tjetër, i fton konsumatorët të ndalin konsumimin e këtyre produkteve dhe të kontaktojnë mjekun që i ndjek, për çfarëdolloj problemi që lidhet me përdorimin e tyre.

FDA-ja, pra, referon se nuk është aktualisht në dijeni të ngjarjeve negative që lidhen me përdorimin e lëngjeve të tilla për cigaren elektronike.


FDA - Drug Safety and Availability
https://www.fda.gov/Drugs/DrugSafety/ucm628135.htm


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>