mar152019
Te pacientët me sëmundjen e Hashimotos, tiroidektomia mund të sjellë ndryshimin
Tiroidektomia totale përmirëson cilësinë e jetës dhe lodhjen te pacientët me sëmundjen e Hashimotos, gjë që përkundrazi, nuk ndodh me terapinë mjekësore, sipas një studimi të publikuar në "Annals of Internal Medicine".
"Pavarësisht zëvendësimit të duhur hormonal, disa pacientë që vuajnë nga kjo patologji, paraqesin simptoma të vazhdueshme", shpjegon Ivar Guldvog (Spitali Telemark i Skienit në Norvegji), autori kryesor i studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar 150 pacientë me moshë 18-79 vjeç, me simptoma të vazhdueshme, të lidhura me tiroiditin e Hashimotos, pavarësisht arritjes së një stadi eutiroid gjatë terapisë hormonale zëvendësuese dhe me tituj antitrupash antiperoksidante (anti-TPO) sierike, më të larta se 1000 UI/mL.
Rezultati primar i studimit ishte vlerësimi i shëndetit të përgjithshëm në Short Form-36 Health Survey (SF-36) në 18 muaj. Rezultatet dytësore ishin efektet e kundërta të kirurgjisë, shtatë vlerësime të tjera në SF-36, vlerësimet e pyetësorit në lidhje me lodhjen dhe titrat antitrup serum anti-TPO në 6, 12 dhe 18 muaj. Kështu, gjatë ndjekjes, vetëm grupi i trajtuar me kirurgji ka treguar përmirësim, me një shtim të vlerësimit mesatar të shëndetit të përgjithshëm nga 38 në 64 pikë dhe me një diferencë mes grupeve me 29 pikë, në 18 muaj.
Vlerësimi i lodhjes, nga ana e tij është ulur nga 23 në 14 pikë, me një diferencë mes grupeve prej 9,3 pikësh, ndërkohë që frekuenca e lodhjes kronike është zvogëluar nga 82% në 35%, me një diferencë mes grupeve me 39 pikë përqindjeje. Titujt e antitrupave anti-TPO mesatarë serum janë pakësuar nga 2.232 në 152 UI/mL, me një diferencë mes grupeve me 1.148 UI/mL. Në analizat e regresionit shumëvlerësh, efektet e trajtimit kanë mbetur të ngjashme edhe pas rregullimit sipas variablave ngatërrues. Kërkuesit nënvizojnë se rezultatet janë të aplikueshme vetëm në një nëngrup pacientësh me sëmundjen e Hashimotos dhe se ndjekja ka qenë e kufizuar në 18 muaj.
"Përmirësimi që kemi parë, së bashku me eliminimin e njëkohshëm të antitrupave serum anti-TPO, mund të jetë i nevojshëm edhe për të sqaruar mekanizmat e sëmundjes", përfundojnë autorët.
Ann Intern Med. 2019. doi: 10.7326/M18-0284
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30856652