Focus

nën112019

Gripi te të sapolindurit dhe latantët. 270 mijë të shtruar. WAidid: duhet vaksinim në shtatzëni

Gripi ka qenë arsyeja kryesore e shtrimit në spital gjatë muajve të parë të jetës me 270.000 shtrime mes të sapolindurve dhe latantëve deri në muajin e gjashtë të jetës. Virusi i gripit sjell rreziqe serioze që, në rastet më të rënda, mund të shkaktojnë edhe vdekjen e fëmijës.

Shoqata botërore e sëmundjeve infektive dhe çrregullimeve imunologjike (WAidid) nënvizon se imunizimi në shtatzëni kundër gripit është e vetmja armë që mund të mbrojë të sapolindurit dhe latantët. Por jo vetëm kaq: vaksina antigrip, e administruar gjatë shtatzënisë, mbron jo vetëm shëndetin e nënës së ardhshme, por edhe atë të fetusit.

"Shtatzënia sjell një përshtatje të sistemit imunitar dhe të aparatit kardiorespirator të nënës së ardhshme, që e bën atë më së shumti të ekspozuar ndaj rrezikut për t'u përballur me komplikacione gjatë gripit apo infeksioneve të tjera dhe pikërisht për këtë, vaksina e gripit shndërrohet në instrumentin e vetëm të parandalimit", shpjegon Susanna Esposito (Universiteti i Parmës, Presidente e WAidid), duke saktësuar se deri vitin e shkuar, në Itali, imunizimi rekomandohej vetëm në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndërsa sot administrimi parashikohet edhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, si në Itali, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

"Kjo është një kthesë e rëndësishme parandaluese në fushën e Shëndetit Publik, që ka si objektiv të garantojë mbrojtjen maksimale të mundshme ndaj nënës dhe fëmijës, deri në muajin e gjashtë të jetës", shton Esposito, duke kujtuar se për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shtatzënat duhet të kenë më shumë përparësi në administrimin vaksinal dhe se kategoritë e fundit, të cilave u është rekomanduar vaksina antigrip janë fëmijët 6-59 muajsh, të moshuarit, subjektet me sëmundje kronike dhe profesionistët e shëndetësisë.
"Është e rëndësishme të nënvizojmë se të dhënat mbi përdorimin e vaksinave të inaktivizuara kundër gripit, tregojnë mungesën e eventeve të kundërta materno-fetale, që u atribuohen vaksinave", thotë ekspertja, e cila përfundon: "Në këtë kontekst, informacioni i saktë luan rol kryesor në kundërshtimin e besimeve të pavërteta dhe bindjeve të pabazuara që sjellin alarme të panevojshme dhe të gabuara, duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve".

 

Deklaratë për shtyp


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>