Focus

jan132020

Shtohen apendektomitë e panevojshme. Në Angli, më së shumti, te gratë e reja

Sipas një studimi të ri, modelet ekzistuese të parashikimit të rrezikut nuk arrijnë të identifikojnë në mënyrë të besueshme pacientët në rrezik të ulët për apendicit, që paraqiten  në spital me dhimbje akute abdominale.

"Diagnoza e apendicitit mbetet impenjative", shkruajnë Aneel Bhangu (Universiteti i Birmingamit) dhe kolegët e tij, në artikullin e publikuar në BJS, duke rikujtuar se kjo gjendje shëndetësore paraqet emergjencën kirurgjike më të zakonshme në botë. Autorët kanë bërë një kërkim sistematik për të identifikuar të gjitha modelet e parashikimit të rrezikut për apendicit akut, të ndjekur nga një studim kohorte vëzhgues, perspektiv e shumëqendror për validimin e këtyre testeve.
Kështu, janë mbledhur të dhënat nga 154 spitale të Britanisë së Madhe (dy të tretat e atyre që ofrojnë kirurgjinë e urgjencës), së bashku me të dhënat krahasuese të 120 spitaleve në Itali, Spanjë dhe në Irlandë. Në Britaninë e Madhe, në 5.345 pacientë (16-45 vjeç) që janë paraqitur në spital në periudhën mars-qershor 2017 me dhimbje në fosa iliake dekstra, dy të tretat ishin gra.

"Apendektomia është operacioni më i zakonshëm i urgjencës në Britaninë e Madhe. Studimi ynë tregon norman më të lartë të publikuar të apendektomisë normale në botë: ndërhyrje kirurgjikale për apendicit të dyshuar, por me diagnozë të pasaktë dhe heqje, për pasojë, të një apendiksi normal", shpjegoi Bhangu, duke theksuar se grupi më i prekur ishte ai i përbërë nga gra të reja. Rezultatet e analizave tregojnë për këtë grup një rrezik më të lartë dhe jo proporcional të shtrimit në spital pa operacion. Për më tepër, shanset për t'iu nënshtruar operacionit për heqjen e një apendiksi normal ishin më shumë se dyfish te gratë, në krahasim me burrat. Më në fund, studimi zbuloi se shumica e modeleve të parashikimit të rrezikut nuk ishin të dobishme në identifikimin e sigurt të numrit të konsiderueshëm të pacientëve me rrezik të ulët për apendicit.

"Çdo vit, mijëra gra të moshës 16-45 vjeçe përballen me një përvojë jo optimale në Britaninë e Madhe", përfundojnë autorët.


BJS 2019. Doi: 10.1002/bjs.11440
https://doi.org/10.1002/bjs.11440


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>