Focus

maj182020

Nevojiten rregulla më të thjeshta për mbrojtjen personale dhe pajisjet mjekësore

Një studim i botuar në "Health and Technology" mbështet mundësinë e përdorimit të protokolleve të thjeshtuara bazuar në standardet ekzistuese për aprovimin e pajisjeve mbrojtëse personale, të cilat do të jepnin mundësi për zgjidhjen e problemit të furnizimeve në rast të periudhave të vështira siç është pandemia aktuale.
"Pas kësaj krize të paparë, vendet me të ardhura të larta do të duhet të rishqyrtojnë normave të tyre rregullatore në lidhje me pajisjet mbrojtëse dhe t'i përshtaten diçkaje të ngjashme me atë që kanë përjetuar disa vende me të ardhura të ulëta. Është shumë e nevojshme një kornizë rregullatore e bazuar në prova, e cila duhet t'u përgjigjet nevojave të përdoruesve dhe jo nevojave të tregut", shpjegon Leandro Pecchia (Universiteti Warwick, Mbretëria e Bashkuar), autori kryesor i punimit.

Sipas studiuesve, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit dhe kërkesa për shtretër të kujdesit intensiv kanë krijuar kushtet tipike për vendet me burime të pakta në Evropë dhe kjo ka krijuar një garë të jashtëzakonshme për të gjetur zgjidhje për parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjes. Por, në gjithë këtë situatë ishte e nevojshme gjetja e zgjidhjeve të personalizuara dhe produkteve të bëra vetë, sa i përket mbrojtjes personale dhe pajisjeve për këtë qëllim.
Ka pasur kompani që janë konvertuar për të prodhuar maska, respiratorë, mburoja, ventilatorë dhe organizmat ndërkombëtare dhe kombëtare të standardizimit, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shoqëritë shkencore, janë përpjekur të respektojnë kërkesat për të garantuar sigurinë e pacientëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Sidoqoftë, nuk ishte e mundur të përdoreshin procedurat e gjata dhe të komplikuara të certifikimit, të cilat janë zëvendësuar nga procese më të shpejta.

"Shpresojmë që reflektimet tona t'i ndihmojnë lexuesit të lundrojnë brenda kornizës së rregulloreve ndërkombëtare, normave dhe standardeve të rëndësishme për pajisjet kryesore mbrojtëse personale, me njohjen e një grupi testesh që duhet të konsiderohen thelbësore edhe në një periudhë krize", përfundojnë autorët.


Health and Technology 2020. Doi: 10.1007/s12553-020-00429-2
https://doi.org/10.1007/s12553-020-00429-2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>