Focus

gus72020

Bie norma e herpesit oral te fëmijët

tags: oral, herpes, Hsv-1

Ka rënë numri i njerëzve të ekspozuar gjatë fëmijërisë ndaj herpes simplex tip 1 (Hsv-1), i njohur gjithashtu si herpes oral, me një mbizotërim që në Evropë po ulet me 1% në vit, sipas një studimi të publikuar në "Bmj Global Health".
"Prevalenca e virusit, i cili shpesh shfaqet në nivelin labial, duket se po reduktohet te të rinjtë, por transmetimi i tij seksual duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm", shpjegon bashkautori Laith Abu-Raddad (Weill Cornell Medicine-Katar në Doha), duke shtuar se të dyja format e virusit janë të përhershme dhe se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson së në nivel global 3.7 miliardë njerëz nën moshën 50 vjeç kanë infeksion të herpesit labial dhe 491 milionë njerëz 15-49 vjeç kanë infeksion të herpesit gjenital.

Për t'u thelluar në këtë temë, autorët ekzaminuan epidemiologjinë e Hsv-1 në Evropë, duke analizuar në mënyrë sistematike botimet e lidhura me Hsv-1 dhe duke vlerësuar normën e prevalencës në popullata të ndryshme, si dhe proporcionet e shfaqjes së Hsv-1 në ulcera gjenitale dhe në herpesin gjenital. Për analizën e literaturës janë shfrytëzuar 142 studime.
"Rezultatet tregojnë se mbi dy të tretat (67.4%) e popullatës evropiane janë pozitive për Hsv-1, një shifër shumë më poshtë nivelit historik të infeksionit universal në fëmijëri, në pjesë të tjera të botës, siç është Afrika", shkruajnë studiuesit, duke vërejtur se rreth 32% e fëmijëve dhe 74% e të rriturve janë infektuar në Evropë. Por jo vetëm: përhapja e infeksionit rritet me moshën; është më e ulët nën moshën 20-vjeçare dhe e lartë mbi 50 vjeç. Abu-Raddad përfundon: "Transformimi i Hsv-1 në Evropë po sjell një transmetim më heterogjen dhe të ndryshueshëm sipas moshës dhe gjeografisë, si dhe një rol në rritje të Hsv-1 në herpesin gjenital dhe si sëmundje seksualisht e transmetueshme. Këto rezultate nxjerrin në pah rëndësinë e mbikëqyrjes dhe monitorimit të seroprevalencës së Hsv-1 dhe etiologjisë së herpesit gjenital, duke forcuar rolin e një vaksine Hsv-1 për të kufizuar transmetimin e tij".


Bmj Global Health 2020. Doi: 10.1136/bmjgh-2020-002388
https://doi.org/10.1136/bmjgh-2020-002388


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>