qer232014
Kanceri i gjirit, çrregullime konjitive nga kimioterapia
Kjo, të paktën, është ajo që del nga një studim i publikuar në internet në Journal of Clinical Oncology dhe koordinuar nga Sabine Deprez e Katholieke Universiteit Leuven, në Belgjikë. " Ne besojmë se ky është një hap i rëndësishëm në të kuptuarit e bazës neurobiologjike të efekteve negative të kimioterapisë në sferën konjitive të pacientëve", thotë studiuesja e cila së bashku me kolegët kanë kryer IRM të trurit 18 femra para fillimit të kimioterapia (t1) dhe 4-6 muaj pas përfundimit (t2). E njëjta taktikë u ndoq edhe me 16 pacientë me tumor në gji në të cilët nuk ishtë parashikuar kimioterapia dhe u kraahsuan me 17 kontrolle të shëndetshëm. Për të vlërësuar funksionin cerebral, femrat janë ekzaminuar me një pajisje IRM, 3 Tesla ndërsa kryenin një aktivitetet vizual njëkohësisht me një seancë dëgjimore, dhe një aktivitet të kujtesës vizuale afatshkurtër. "Ekzekutimi i detyrave të shumta në të njëjtën kohë, siç është rasti i sistemeve operative kompjuterike, quhet multitasking", shpjegon Deprez. Studiuesit gjetën se në pacientët e trajtuar me kimioterapi multitasking i trurit u ul në mënyrë të konsiderueshme nga t1 në t2 në krahasim me grupet e kontrollit. Dhe në krahasim me moshataret e tyre të patrajtuara të cilat iu nënshtruan kimioterapisë u vu re një rritje të konsiderueshme e çrregullimeve kognitive, të cilat janë të lidhura ngushtë me reduktimin e multitasking. "Këto rezultate sugjerojnë se ndryshimet funksionale të aktivitetit nervorë mund të qëndrojnë në bazën e dëmtimeve të sferës konjitive të induktuara nga kimioterapia" rifilloi studiuesja. "Me aq sa dimë, ky është studimi i parë i longitudinal që ka treguar se ndryshimet në aktivitetin e trurit pas kimioterapia, janë të lidhura me simptomat e "brain fog" konkretisht konfuzion mendor dhe humbja e kujtesës për të cilat pacientet ankohen", përfundon Deprez.