Gjinekologji

tet272014

Udhëzues të rinj për kancerin e gjirit në stad të avancuar

Gjenden edhe në Annals of Oncology udhëzuesit e fundit për menaxhimin e kancerit të gjirit në një fazë të avancuar, por nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar cili trajtim duhet zgjedhur, kur tumori është përhapur në mëlçi, pleurë dhe lëkurë.
Fatima Cardoso, drejtoreshë e njësisë së senologjisë në Champalimaud  Cancer Center të Lisbonës në Portugali dhe një nga autoret e dokumentit thotë: "Ne kemi nevojë për studime edhe për të përmirësuar kujdesin e pacientëve me karcinomë të avancuar Her2-pozitivë që recidivojnë në terapi adjuvante me trastuzumab". Gjithashut për pacientet me sëmundje në stadin e IV të saj, apo për meshkujt me kancer mame të avancuar që kërkojnë trajtim me inhibitorë të aromatazës. "Kërkojmë një angazhim të fortë për të gjitha palët e përfshira: shoqatat, studiuesit, industrinë farmaceutike dhe financuesit për të zhvilluar studime cilësore për kancerin e gjirit në stad të avancuar", shprehet senologja. Shkrues të udhëzuesve, që u zhvilluan në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Onkologjisë Molekulare, ishin një grup ekspertësh nga e gjithë bota, që u takuan në nëntor të 2013 në Libonë për Konferencën e dytë të "International Consensus Guidelines Conference on Advanced Breast Cancer", organizuar nga Shkolla Europiane e Onkologjisë me objektiv përmirësimin e trajtimit të pacientëve me kancer të avancuar të gjirit.
 
"Deri tani, shumë pak studime klinike kanë sjell të dhëna të dobishme për të përmirësuar trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit në nivel lokal", rifilloi ekspertja, duke shpjeguar se dokumenti përfshin rekomandime të reja për kancerin e gjirit trefish-negativ, për variantin HER2-pozitiv dhe formën hormon-receptor-pozitiv. "Kurimi grave me kancer metastazik të gjirit ndryshon në gjithë botën, por ne kemi vendosur disa parime bazë të mbështetura me dëshmi shkencore solide", thotë Cardoso, duke përmendur si shembull imazherinë: sipas ekspertëve frekuenca e CT scan dhe e ekzaminime të tjera X-ray mund të reduktohet, duke  lejuar që të kursehen para duke ruajtur saktësinë diagnostike. Një tjetër shembull është kujdesi psikologjik. "Krahasuar me koston e disa barnave, mbështetja për të sëmurin për të menaxhuar mirë simptomat lidhet kryesisht me mundësitë ekonomike të shumë vendeve," përfundon Cardoso.

Ann Oncol 2014. doi: 10.1093/annonc/mdu385


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>