Gjinekologji

sht142015

Përfitimet nga ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë

Janë të shumta përfitimet që gratë shtatzëna kanë nga ushtrimet fizike.
Luftojnë lodhjen dhe përmirësojnë gjumin gjatë shtatzënisë. Lodhja e një niveli të ulët torturon shumë gra gjatë tremujorit të parë, e më pas gjatë tremujorit të tretë. Duket paradoksale por disa herë një pushim i tepërt bën që ju të ndjeheni më shumë të lodhura. Dhe ndërsa asnjëherë nuk duhet ta mundoni veten shumë gjatë shtatzënisë dhe në veçanti në momentet që e ndjeni veten të lodhura, një shtytje e vogël mund të ndryshojë shumë nivelin e energjisë tuaj gjatë shtatzënisë. Ndërsa shumë gra shtatzëna raportojnë që ato kanë vështirësi të flenë (për të mos përmendur të flenë pas ndërprerjeve të shumta për të shkuar në banjë), ato që ushtrohen fizikisht në mënyrë të qëndrueshme thonë që cilësia e gjumit të tyre është më e mirë dhe që ato kur zgjohen e ndjejnë veten më të çlodhura.
Dominojnë konstipacionin gjatë shtatzënisë. Një trup aktiv inkurajon një intestin aktivë. Shumë gra thonë që një ecje e shpejtë, prej 30 minutash ndihmon mjaft për këtë gjë.
Ushtrimet për shpinën gjatë shtatzanisë. Dhimbja e shpinës prek gjysmën e të gjithë grave shtatzënë dhe mbrojtja më e mirë është muskuj të fortë të abdomenit. Bëni ushtrime të thjeshta e të parrezikshme të shtatzënisë për të forcuar abdomenin, që do t'ju japë më pas atë mbështetje që ju nevojitet.
Ushtrimet e tendosjes janë ato që i bëjnë mirë trupit tuaj dhe ju nuk keni nevojë as edhe të djersiteni. Kjo është veçanërisht e vërtetë, në qoftë se keni qenë shqetësuar nga ngërçet e muskujve, p.sh. të këmbëve.
Mbrojtja nga diabeti i shtatzënisë. Ushtrimet mund të parandalojnë edhe diabetin gestacional. Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon ushtrimin fizik si terapi e dobishme për gratë që rrezikohen prej tij.
Foshnjat e nënave që ushtrohen gjatë shtatzënisë lindin në pesha të shëndetshme, janë më mirë të aftë që të përballojnë dhimbjet e lindjeve dhe e marrin veten më shpejt nga stresi i lindjes.
Një lindje më e lehtë. Ndërsa ushtrimi gjatë shtatzënisë nuk mund të garantojë që ju do të keni një lindje pa dhimbje, nënat që ushtrohen fizikisht priren të kenë dhimbje të lindjes për një kohë më të shkurtër dhe ka më pak të ngjarë të kenë nevojë për ndërhyrje mjekësore gjatë lindjes (duke përfshirë edhe operacionet cezariane).

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>