pri152015
Ushtrimet fizike dhe vitamina D nuk reduktojnë rëniet tek gratë e moshuara
Në një studim klinik të publikuar tek (JAMA Internal Medicine) i cili ka analizuar ushtrimet fizike dhe furnizimin me vitamin D për të reduktuar rëniet tek gratë e moshuara, asnjëra nga ndëryrjet nuk ka rrezultuar efikase. "Rëniet janë shkaku kryesor i dëmtimeve apo frakturave tek të moshuarit dhe deri më tani kërkimet mbi rrolin e vitaminës D për të reduktuar rastet e aksidentimeve duke përmirësuar funksionet fizike kanë prodhuar të dhëna kundërshtuese-, shpjegon Kirsti Uusi-Rasi i Institutit UKK për shëndetin dhe për promovimin e kërkimeve në Tampere në Finlandë i cili bashkë me autorët ka organizuar një studim klinik dy vjeçar mbi 409 gra finlandeze nga mosha 70 deri në moshën 80 vjeç të cilat ishin të ndara në katër grupe: placeb pa ushtrime fizike, vitamin D 800 Ul/die pa ushtrime fizike, placeb me ushtrime fizike dhe vitamine D me ushtrime fizike. "Aktiviteti fizik konsistonte në seanca grupi me ushtrime për ekuilibrin, pesha, shkathtësi dhe fuqizim-, vazhdon më tej kërkuesja duke theksuar se vitamina D dhe aktiviteti fizik kanë reduktuar numrin e rënieve. "Ushtrimet fizike janë bashkuar me një numër më të ulët rëniesh me dëmtime, ndërsa vitamina D ka ndihmuar në mbajtjen e densitetit të kockës së qafës dhe të femurit duke forcuar më tej kockën-, vazhdon autorja e artikullit. Meqë rreziku i rënieve varet nga shumë faktorë, aktiviteti fizik rezulton strategjia më efikase për të parandaluar rëniet me demtime fizike tek të moshuarit. "Vitamina D forcon dhe shton densitetin e kockës, ndërsa ushtrimet fizike përmirësojnë funksionet fizike si dhe ekuilibrin-, përfundon Uusi-Rasi. Në një artikull komentues Roger Chou i "Oregon Health & Science University" në Portland, Oregon shkruan: " Ky studim, si të tjerë para tij, është bërë mbi femra kaukaziane europiane dhe nuk mund ti aplikohet pjesës tjetër të popullsisë -. Sidoqoftë falë sigurisë së tij dhe kostos së ulët diidrokolekalciferoli mbetet metoda kryesore tek udhëzimet mjeksore mbi rëniet edhe pse të dhënat finlandeze na kujtojnë se mënyra më e mirë për të parandaluar ato rënie me pasoja të rënda janë ushtrimet fizike të cilat gjithashtu japin përfitime të tjera për shëndetin -, përfundon kërkuejsa.
JAMA Intern Med. 2015
JAMA Intern Med. 2015 Mar 23