dhj292014
Oksigjenimi fetal shkak për pre-eklampsinë
Preeklampsia, një patologji e cila prek gratë shtatzëna dhe çon deri në vdekje, ka një lidhje të ngushtë me pamundësinë e nënës për të plotësuar kërkesat e fetusit për oksigjen gjatë rritjes.
Këtë na e thotë një artikull i publikuar në
Anesthesia, shkruar nga
Alicia Dennis, profesoreshë e asociuar e deepartamentit të anestezisë në Universitetin e Melbourne në Australi, dhe nga
Julian Castro, kardiolog në spitalin Sant Vincent po në Melbourne. "Duke zëvendësuar termin preeklampsi me hipertension të shkaktuar gjatë shtatzanisë, gratë në të gjithë botën mund të informohen dhe këshillohen më mirë mbi sëmundjen", shkruan Dennis. Ndërsa
Steve Yentis, drejtor i revistës Anesthesia, revistë kjo e Association of Anaesthetists of Great Britain and Ireland (AAGBI), shton: "Meqenë se patogjeneza e preeklampsisë dhe identifikimi i grave tek të cilat mund të zhvillohet sëmundja ka përfshirë punën e shumë kërkuesve dhe klinicistëve ndër vite, u interesuam mbi studimet e Dennis dhe Castro dhe prezantuam teoritë e tyre". Të cilët besojnë se shtatzënia nuk çon në hipertension tek gratë të afta për të furnizuar me një sasi konstante oksigjeni fetusin, sipas nevojave metaboliketë tij të cilat janë gjithmonë në ndryshim.
"Në anën tjetër, presioni rritet kur nëna nuk është në gjendje të oksigjenoj fetusin mjaftueshëm", rinis studiueja australiane, duke sfiduar teorinë e deritanishme që e lidh preeklampsinë me ndyshimet apo problemet placentare. Një në katër gra me hipertension të pakomplikuar nuk zhvillon hipertension në shtatzani. "Preeklampsia është një problem global shumë serioz që prek rreth 13 milionë gra në vit, dhe nuk ka pasur rënie të prevalencës gjatë 50 viteve të fundit", shkruhet në artikull, duke deklaruar se për të zvogëluar sa më shumë numrin e vdekjeve mjekësia duhet të fillojë të çmitizojmë teoritë mbi etiologjinë themelore të sëmundjes, e cila jo vetëm që mund të jetë fatale për nënën dhe fëmijën, por gjithashtu mund të shkaktojë komplikime të rënda të tilla si insuficiencë renale dhe kardiake si dhe hemorragji." Pasojat e përbashkëta kardiovaskulare në shtatzëni do të mund të reduktohen duke kuptuar më mire efektet hemodinamike të sëmundjes", përfundon Dennis.