Gjinekologji

mar22015

Udhëzimet e reja për linë e dhenve dhe shtatzaninë

Kolegji Mbretëror për Obstetrikanët dhe Gjinekologët (College of Obstetricians and Gynaecologists) ka publikuar 21 janarin e shkuar edicionin e katërt të udhëzimeve mbi linë e dhenve dhe shtatëzaninë. Rekomandimet e reja flasin për paranadalime, terapi po edhe për rreziqet e foshnjes dhe ushqyerjen me gji. " Lia e dhenve dhe nderlikimet e saj mund të jenë një rrezik i lartë për shëndetin gjatë shtatzanisë-, thotë Patricia Crowley e Kolegjit universitar të Dublinit dhe bashkëautore e dukumentit. " Në këto raste është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të kontaktojnë menjëhere mjekun e familjes duke shmangur cdo kontak të mundshëm me fëmijë ose gra të tjera shtatzëna-, vazhdon kërkuesja duke kujtuar se virusi Zoster i lisë së dhenve është përgjegjës për infeksione të ndryshme gjatë fëmijërisë të cilat lënë imunitet të vazhdueshëm. Por lia e dhenve prek mesatarisht tre gra shtatzëna cdo njëmijë dhe ajo cfarë i shqetëson nënat e reja është mundësia për të kaluar sëmundjen tek fetusi, gjë mjaft e rrallë kjo pasi varet nga periudha e shtatzanisë në të cilën ndodh infektimi. " Është gjithashtu shumë e rëndësishme që mjekët të jenë në dijeni të situatës delikate të lisë së dhenve gjatë shtatzanisë, kështuqë të kenë mundësinë të përshkruajnë mjekimet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur-, nënvijëzon Crowley, duke rradhitur disa rekomandime të udhëzimeve (Rcog): Gratë shtatzëna të cilat nuk kanë patur li të dhenve, ose gratë sieronegative  duhet të shmangin cdo lloj kontakti të mundshëm me persona të infektuar, ose të informojnë menjëherë mjekun për ekspozime të dyshimta, në këto raste por edhe në përgjithsësi mjeku duhet të konfermojë me testet e nevojshme praninë ose jo të Vzv. Gratë shtatzëna mund të kenë nevoje për një dozë të dytë immunoglobuline kundra lisë së dhenve Zoster në rast të një ekspozimi të mëtejshëm nëse kanë kaluar tre javë nga ekspozimi i mëparshëm. Gratë shtatzëna me skuqjen karakteristike duhet të informojnë mjekun, i cili duhet të izolojë foshnjet dhe gratë e tjera shtatzëna deri sa plagët të jenë mbuluar nga korja, ose gati 5 ditë mbas shfaqjes së (rash). " Duhet kujtuar se acikloviri nuk është i miratuar në shtatzani dhe se mjekët duhet të vlerësojnë shtrimin e pacienteve me rrezikshmëri të lartë ose me li të dhenve në gjëndje kritike pavarsisht nga gjëndja klinike-, përfundon Crowley.

RCOG Guidelines 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>