Gjinekologji

pri62015

Kanceri i gjirit, trajtimi i stresit përmirëson cilësinë e jetës

Një studim i publikuar tek "Cancer" tregon se ti ofrosh femrave informacione për të trajtuar stresin kur fillojnë trajtimet për kancerin e gjirit, mund të përmirësojë humorin dhe stilin e jetesës mbas disa vitesh dhe ndoshta ndikon edhe në mbijetesën e tyre. Në fillim të shekullit, 240 gra të diagnostikuara me tumor në gji kanë marrë pjesë tek një studim mbi efektet e disa ndërhyrjeve për të trajtuar stresin, i zhvilluar nga Michael Antoni, kërkues në Universitetin e Miami-t në Florida. Pjesmarrëset u ndanë në dy grupe të ndryshme, grupi i kontrollit i është nënshtruar një seminari 1 ditor i cili jepte informacione mbi kancerin e gjirit, ndërsa grupi tjeter i është nënshtruar disa trajtimeve për të mësuar teknika të trajtimit të stresit. Në krahasim me grupin e parë, pacientet të cilat kishin mësuar teknika çlodhëse dhe teknika për trajtimin e stresit kanë treguar një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës dhe të simptomave depresive gjatë vitit të parë të trajtimit. Zbulimi më interesant ishte se, tek pjesmarrëset e seancave për trajtimin e stresit dhe depresionit cilësia e jetës përmirësohet edhe 15 vjet mbas diagnozës. "Femrat me kancer në gji të cilat kanë marrë pjesë në studim kanë përdorur fillimisht teknika për trajtimin e stresit për të përballuar shqetësimin psikologjik dhe fizik të trajtimit-, shpjegon kërkuesi. "Duke qënë se trajtimi i stresit i jep grave mjetet për tu përballur me frikën e një përkeqësimi ose një përparimi të sëmundjes, rezultatet aktuale tregojnë domosdoshmërinë e tyre gjatë gjithë periudhës së trajtimit-, shton më tej Antoni. Duke qënë se treguesit e vdekshmërisë për "neoplazi mammare" janë vazhdimisht në ulje, çështja se si të mbajmë shëndetin psiko-social të pacienteve në gjëndje të mirë, fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe. "Meqë simptomat depresive i bashkohen përparimit të kancerit, hapi ynë i rradhës do të jetë të analizojmë efektet e trajtimit të stresit tek biomarkatorët inflamatorë, tek përkeqësimi i sëmundjeve dhe tek mbijetesa-, përfundojnë autorët. 

Cancer. 2015 Mar 23


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>