maj182015
Paraqitja podalike: lindja çezariane mundësia më e mirë
Në rastet e paraqitjes podalike, lindja çezariane ka më pak rreziqe për ndërlikim ndryshe nga lindja natyrale ose vaginale. Këto janë rrezultatet e dy studimeve, njëri mbi 52.671 lindje podalike dhe tjetri mbi rishikimin e informacioneve, të cilët këshillojnë lindjen çezariane të planifikuar si zgjidhjen më të mirë për rastet e paraqitjes podalike në fund të shtatzënisë. Të dhëna të tjera kanë dalë edhe nga "Term breech Trial" i cili mbas dy vitesh vëzhgimi nuk kishte parë diferenca me vdekshmërisë apo zhvillimit neurologjik midis lindjes çezariane të programuar dhe lindjes vaginale. Rezultate të tilla kanë dalë edhe nga Premonda "Presentation et Mode d'Accouchement" një studim vëzhgues i zhvilluar në Francë dhe Belgjikë: edhe se në këtë rast nuk ka rezultuar asnjë diferencë mes lindjes çezariane të programuar dhe lindjes vaginale. Këto të dhëna kanë detyruar që "American College of obstetricians and gynecologists", "Royal college of obstetricians and gynecologists" dhe tre vite më vonë "Society of obstetricians and gynecologists of Canada" të pranojnë se edhe pse lindja çezariane ishte zgjidhja perfekte, lindja normale vaginale mund t'u propozohet femrave të cilat janë të informuara për rreziqet e mundshme. "Pasojat ishin se lindjet vaginale janë rritur këto vitet e fundit-, shpjegon Janet Lynos e Departamentit të Ostetricisë dhe gjinekologjisë te "Women's hospital of British Columbia of Vancouver", Kanada e cila te "Obstetrics & Ginecology" raporton një rritje të lindjeve vaginale tek spitalet kanadeze nga 2.7% në vitin 2003 në 3.9% në vitin 2011, kështu edhe një rritje e lindjeve çezariane nga 8.7% në 9.8% në të njëjtën periudhë. "Me një përfundim të përbërë nga vdekshmëria neonatale dhe morbiliteti, lindja vaginale podalike lidhet me një rrezik për ndërlikime 3.6 herë më të lartë në krahasim më lindjen çezariane të programuar-, shton më tej kërkuesja. Edhe në studimin e rishikimit të informacionit i cili gjithashtu është publikuar tek "Obstetrics & Ginecology" nga kërkuesit e drejtuar nga K.S Joseph i "Department of Obstetrics & Gynaecology", "Women's hospital of British Columbia", rezultatet më të mira në shfaqjen podalike janë me lindjen çezariane të programuar. "Totali i të dhënave tregon sigurinë më të lartë të lindjes së programuar çezariane në shfaqjen podalike në fund të shtatzënisë-, përfundojnë autorët.
Obstetrics & Gynecology 2015
Obstetrics & Gynecology 2015